Grabitja e 3,2 mln $, merret në
pyetje vëllai i kreut të bandës

Grabitja e 3,2 mln $, merret në<br />pyetje vëllai i kreut të bandës
Është ndaluar për 8 orë vëllai i Admir Muratajt, kreu i bankës së grabitjes së 3,2 milonë dollarëve në Qafë Kashar.
 
Cen Murataj u ndalua, pasi në servisin e tij në Vorë iu gjetën para.  Pas marrjes në pyetje Murataj është lënë i lirë.
 
Ndërsa policia ka shpallur në kërkim  Admir Muratajn dhe Jetmir Çerpjan që konsiderohen si “truri” i grupit të grabitësve në rrugën Vorë-Rinas.
 
Murataj dhe Çerpja njihen si specialistë në vjedhjen e bankave në Greqi, por jo vetëm.

Të dy këta persona kanë njohje me Ilir Kupën. Ndërkohë që ai ndodhet në burg, dy shokët e tij, Murataj dhe Çerpja kanë vijuar të grabisin paratë e bankave në aksin rrugor Vorë-Rinas.
 
Në total i gjithë grupi përbëhej nga 8 ose 10 persona, pasi ka dyshime të forta se anëtarët kanë pasur informatorë dhe Brenda kompanisë së sigurimit të parave “Jaguar Security”.
 
Por sipas prokurorëve mometalisht 8 persona janë akuzuar ku katër janë prangosur dhe katër të tjerë ende vijojnë të jenë në kërkim si Jetmir Çerpja, Admir Murataj dhe dy nipat e këtij të fundit.
 
Policia ka kontrolluar në banesat e tyre por s’ka gjetur sasi të mëdha parash. Vetëm në kasafortën e servisit të Admir Murataj si dhe janë sekuestruar disa topa me dollarë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën