Pas grabitjes së zyrave të “Zjarr Televizion” mbrëmjen e djeshme, ka reaguar kryetari i PD, Lulzim Basha duke dënuar ngjarjen. “Dhunimi i një redaksie lajmesh, është një ngjarje e rëndë, që tregon për ambientin e vështirë mediatik në vend. Duke dënuar aktin e dhunshëm ndaj televizionit “Zjarr TV”, Partia Demokratike i bën thirrje organeve të rendit e të ligjit, të zbardhin sa më shpejt ngjarjen.
/Shqiptarja.com
Media sot në tërësi është e pambrojtur, aq më tepër kur është një zë kritik ndaj qeverisë. Klimën më të rëndë ndaj medias, e krijon vetë kryeministri. Të quash çdo ditë kazan televizionet, gazetat, portalet dhe përfaqësuesit e medias, në fakt nxit akte dhune ndaj medias” shprehet Basha.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në zonën e Yzberishtit rreth orës 22:00. Në një video të publikuar nga vetë televizioni, dallohen dy persona të maskuar që hyjnë në brendësi të studiove.
dy.b/shqiptarja.com










