Grabitja e 7 mln €, zbardhen 6
sms-të që dekonspiruan grupin

Grabitja e 7 mln €, zbardhen 6<br />sms-të që dekonspiruan grupin
TIRANE-Grupit kriminal që në më pak se dy vite grabiti 7 milionë euro në aksin Tiranë-Rinas i duhej 20 minuta kohë të përgatitej për të sulmuar autoblindat me para.
 
Ka qenë ky një ndër kushtet që Admir Çerpja e Admir Murataj i kishin vendosur informatorëve të tyre Fation Xhyliu e Neim Avdylaj, që sapo të kishin informacion për lëvizjen e parave të dërgonin mesazh të koduar në celularët e krerëve të bandës. 
 
Siç dhe shihni në këtë faksimile të dosjes hetimore siguruar nga Report Tv Fation Xhyliu ka shpjeguar për hetuesit se “Këta persona, kërkonin vetëm 20 ose 25 minuta kohë nga njoftimi deri në momentin që do të ishin gati për të sulmuar”.
  
Për herë të parë Report Tv sjell kronologjinë e 6-të mesazhe që përdori grupi për të grabitur 7 milion euro në periudhën 2015-2017 dhe mënyrën se si ata u krijuan, ku fillimisht rezulton se një grup kriminal nga Laçi është tërhequr nga grabitja.
  
Më datë 03/12/2015 në ora 12 Fation Xhyliu i nis sms Neim Avdylajt “Makina po del tani prej parkut”.

Në të njëjtën ditë dhe orë Detion Memlikaj i dërgon sms Avdylajt me përmbajtjen “Kemi lëvizje sot”.

makina del nga parku
 
Këto dy mesazhe Avdyalj ja ka dërguar më pas tek një numër celulari shënuar me emrin “shoku”.

shoku
 
Për të konfirmuar njoftimin dhe nisjen e operacionit të grabitjes, Avdylajt i është kthyer përgjigja “Ok në rregull”.

ok
 
Dy ditë pas grabitjes më 05/12/2015 Avdylajt i vjen mesazh nga Adi (Admir Çerpja) me përmbajtjen “Hajde se mbaroi”.
  
E njëjta skemë është përdorur në shkurt të 2017 por këtë herë mesazhi që ka njoftuar grupin është dërguar nga vetë Avdylaj i cili ka qenë në ruajtje të eskortave prej më shumë se 8 muaj.

Më datë 09/02/2017 Avdylaj i nis mesazh Admir Çerpjas me përmbajtjen “doli vajza”.

cunat nga laci
 
Por si u krijua ky grup kriminal dhe si u njohën personat mes tyre?
Fation Xhyliu rezulton se ka diskutuar fillimisht me Detion Memlikën ish-komandon i cili punonte si polic privat së bashku me Xhyliun. Pas kësaj Bisede sqaron Xhyliu për hetuesit, kemi kontaktuar Neim Avdylajn.
 
Fillimisht Avdylaj rezulton se ka refuzuar por në qershor të 2015 ai ka ndryshuar mendjen dhe më pas ka takuar Xhyliun e Memlikën duke i prezantuar me disa të njohur të tij pa i treguar emrat por vetëm origjinë, siç dhe shihni në faksimile dhe rezulton se ata ishin nga Laçi.
 
Edhe kjo tentativë ka dështuar pasi këta persona me origjinë nga Laçi janë tërhequr duke i thënë Xhyliut se ishin në kërkim nga policia dhe s’mundeshin dot.
 
Dy muaj më pas në Gusht 2015 Avdylaj kish gjetur një tjetër grup kriminal i cili pranoi ofertën e Xhyliut dhe nga aty mori përsipër që të kryente goditjen.
 
Pjesëtarët e grupit njiheshin vetëm nga Avdylaj dhe kushti ishte që njoftimin për lëvizjen e eskortave me para ta merrnin 20 ose maksimumi 25 minuta para se blindat të niseshin drejt Rinasit. 

nacot nga laci

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur