Grabitja e argjendarisë në Kamzë, 3 autorët që vodhën floririn i kishin rolet e ndara! Ja si vepruan

Grabitja e argjendarisë në Kamzë, 3 autorët që vodhën floririn i kishin rolet e ndara! Ja si vepruan

1701253107_argjendari.jpg

Autorët e grabitjes së argjendarisë "Marsi" në Kamëz i kanë pasur punët të ndara për të marrë sasinë e floririt. E përbashkëta e të treve ishte maska farmaceutike që mbanin për të fshehur fytyrat dhe dorezat që mbanin në duar për të mos lënë shenja gishtash, një prej tyre kishte në duar doreza si ato të punës.

Njëri nga 3 autorët që hynë në argjendari mbante në duar kallashnikov, tjetri në dorë kishte vare dhe i fundit një qese në duar për të futur bizhuteritë që do të grabisnin. Ato nuk janë identifikuar akoma nga policia, ndërsa u ndihmuan edhe nga një i katërt për t'u larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur materiale provash që mund të çoj në identifikimin e tyre. Vijon kqyrja e kamerave të sigurisë për të gjurmuar makinën, e cila ka marr drejtimin e autostradës, por hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që të ketë marrë kthesën drejtë Fushë Krujës.


Lajmi kryesor:

‘Duart lart se ju vramë’, flet për Report Tv pronarja e argjendarisë në Kamëz: Morën 1.5 kg flori! 3 prej tyre u futën brenda, shoferi i priti te BMW


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja