‘Duart lart se ju vramë’, flet për Report Tv pronarja e argjendarisë në Kamëz: Morën 1.5 kg flori! 3 prej tyre u futën brenda, shoferi i priti te BMW

E tronditur nga sulmi që iu bë biznesit dhe vetë asaj, pronarja e argjendarisë “Marsi” në Kamëz mbeti e plagosur në duar nga xhamat e thyer pas përleshjes me autorët e krimit, gjatë momentit të grabitjes. Ngjarja mund të kishte përfunduar edhe me viktima, pasi një prej grabitësve mbante në dorë një automatik. 59-vjeçarja tregoi për Report TV, atë të cilën ajo e konsideron si ndodhinë më të frikshme të jetës së saj. 

“Ata ishin 4, shoferi i BMW-së qendroi në makinë, te grabitësit hynë në argjendari njëri pas tjetrit, me maska me doreza dhe të tre të veshur me të zeza. I pari trrashi zërin dhe na tha: Duart lart se ju vramë! U përlesha me të, por më shtyu. Tjetri theu banakun prej xhami me varre, ndërsa tjetri vodhi floririn. Tentova t’i ndalojë, por më dhunuan, jam çarë nga duart. U dorëzova dhe mendova të mbroj nusen e djalit, e futa te dhoma e punës mbrapa”.-tha ajo.

Një ditë pas grabitjes, pronarja e argjendarisë tha për Report TV se nga këqyrja paraprake që ka bërë, ka konstatuar vjedhjen e më shumë se 1.5 kg flori, me një dëm tepër të lartë, ndërsa apelojnë për kapjen sa më të shpejtë të autorëve.

“Nga një llogari paraprake që kemi bërë konstatojmë mbi 1.5 kg flori të vjedhur, unaza, varëse, byrzylykë dhe vathë, disa ishin të veçantë të personalizuar me porosi, dhe kushtojnë, rreth 50.000 dëm. Jemi të frikësuar se mos autorët nuk kapen dhe kjo gjë përsëritet. Banakun e kemi boshatisur s’kemi mall në vitrinë”.- tha ajo.

Hyrja dhe dalja e 3 grabitësve është ka qenë e lehtë pasi argjendaria nuk kishte sistem bllokimi në rast vjedhje, ndërsa çdo gjë është filmuar nga 4 kamerat e argjendarisë.  E përbashkëta e të treve ishte maska farmaceutike që mbanin për të fshehur fytyrat dhe dorezat që mbanin në duar për të mos lënë shenja gishtash, një prej tyre kishte në duar doreza si ato të punës. Njëri nga 3 autorët që hynë në argjendari mbante në duar kallashnikov, tjetri në dorë kishte vare dhe i fundit një qese në duar për të futur bizhuteritë që do të grabisnin. Ato nuk janë identifikuar akoma nga policia, ndërsa u ndihmuan edhe nga një i katërt për t'u larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia po këqyr pamjet e kamerave të zonës për të gjurmuar lëvizjen e BMW-së së autorëve, e cila ka marrë drejtimin e autostradës, por hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që të ketë marrë kthesën drejtë Fushë-Krujës.

Tre persona të maskuar grabitën me armë një argjendari në Kamzë pasditen e të martës (28 nëntor). Ata përdorën një makinë të bardhë tip BMW, fotot e të cilës janë siguruar nga “Report TV”. Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza”, kur tre autorët nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri, kanë marrë disa bizhuteri në argjendari dhe më pas janë larguar me këtë automjet tip "BMVV". Pamjet e kamerave, nuk tregojnë qartë targat e mjetit ndërkohë shërbimet e policisë janë porositur për ndjekjen e tij. Ndryshe nga pretendimet e familjarëve, policia bëri me dije dje se në argjendarinë 'Mars', janë marrë disa bizhuteri floriri me peshë 500 gram, të cilat kanë qenë në tavolinë për shitje.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:32
Grabitja e argjendarisë në Kamzë, 3 autorët që vodhën floririn i kishin rolet e ndara! Ja si vepruan

1701253107_argjendari.jpg

Autorët e grabitjes së argjendarisë "Marsi" në Kamëz i kanë pasur punët të ndara për të marrë sasinë e floririt. E përbashkëta e të treve ishte maska farmaceutike që mbanin për të fshehur fytyrat dhe dorezat që mbanin në duar për të mos lënë shenja gishtash, një prej tyre kishte në duar doreza si ato të punës.

Njëri nga 3 autorët që hynë në argjendari mbante në duar kallashnikov, tjetri në dorë kishte vare dhe i fundit një qese në duar për të futur bizhuteritë që do të grabisnin. Ato nuk janë identifikuar akoma nga policia, ndërsa u ndihmuan edhe nga një i katërt për t'u larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur materiale provash që mund të çoj në identifikimin e tyre. Vijon kqyrja e kamerave të sigurisë për të gjurmuar makinën, e cila ka marr drejtimin e autostradës, por hetuesit nuk përjashtojnë mundësinë që të ketë marrë kthesën drejtë Fushë Krujës.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 30/11/2023 02:27

    Shume dakord me /AGJENTIN/.Besoj se kane per t'i shitur ne ndonje argjendari tjeter.Nuk e di si jane procedurat ne vendet e tjera ballkanike,por sa kohe isha ne Shqiperi, nuk te kerkonte njeri ID po te shitje ndonje gje floriri neper argjendarira dhe kjo krijon precedent qe hajdutet qe u vjedhin varese nga qafa njerezve ne rruge,apo neper shtepi,apo ky grupi qe i vodhi keta argjendare t'i shesin nje e nga nje gradualisht neper argjendari te tjera qe nuk kerkojne ID dhe policia nuk u dergon rregullisht lista bizhuterish te vjedhura me pershkrime te sakta te tyre dhe keshtu hajdutet vazhdojne /zanatin/ te pashqetesuar.

    Përgjigju
  • Ekperti: 29/11/2023 20:06

    Osht gjoja me e thjesht qete ti gjejn .ne shqiperi Jan vetem 64 x6 dhe duhet Kush ika.

    Përgjigju
  • Agjenti: 29/11/2023 18:31

    Normal se nuk mbahen banaket me xhama xhpie. Duhen xhamat apostafat qe nuk thyhen. As dyet qe bllokohen automatikisht asgje.

    Përgjigju
  • Polic #: 29/11/2023 11:32

    Aty nëpër lagje do t'i keni...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja