Grabitja e argjendarisë në Suharekë, policia bastis argjendarinë në Prishtinë! Pronari dyshohet se bashkëpunoi me grabitësit

Grabitja e argjendarisë në Suharekë, policia bastis argjendarinë në Prishtinë! Pronari dyshohet se bashkëpunoi me grabitësit

Kontrollet e policisë në argjendarinë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka kryer kontrolle në argjendarinë në Prishtinë, pronari i së cilës u arrestua një ditë më parë (30 nëntor) nën dyshimin se ka lidhje me grabitjen e një argjendarie në Suharekë.

Brenda argjendarisë u konfiskuan stoli ari të cilat dyshohet se janë blerë nga grupi që ka kryer grabitjen në Suharekë.

Ndërkohë, dje u arrestua pronari i argjendarisë T.B. Ai dyshohet se ka bashkëpunuar me grabitësit që kryen plaçkitjen në një argjendari të Suharekës të mërkurën (29 nëntor).

Deri më tani janë arrestuar shtatë persona lidhur me grabitjen në Suharekë javën e kaluar. Një prej të dyshuarve që mori pjesë në grabitje, u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Shkurt, 10:37

    Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptarja kapet me 1,2 kg kokainë në zyrë dhe 16 mijë euro cash në dhomën e gjumit! Lidhjet me kontigjentët e krimit e tradhtuan, shtëpia ishte kthyer në laborator

Itali/ Shqiptarja kapet me 1,2 kg kokainë në zyrë dhe 16 mijë euro cash në dhomën e gjumit! Lidhjet me kontigjentët e krimit e tradhtuan, shtëpia ishte kthyer në laborator