VIDEO/ Policia vret njërin prej autorëve të dyshuar të grabitjes në Suharekë të Kosovës! Dy efektivë të plagosur, shtatë të arrestuar

Një i vrarë, dy policë të plagosur, shtatë të arrestuar dhe një i dyshuar në arrati është bilanci pas grabitjes së një argjendarie në Suharekë të Kosovës të ndodhur javën e kaluar

Grabitja u shënua më 22 nëntor 2023 dhe gjatë grabitjes autorët qëlluan me armë në drejtim të policisë duke plagosur një efektiv. Ndërsa sot (30 nento 2023) policia ndërmori një operacion në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Carralevë për arrestimin e të dyshuarve.

Gjatë operacionit të sotëm ka pasur shkëmbim zjarri dhe ka mbetur i vrarë njëri prej të dyshuarve për grabitjen e armatosur si dhe është plagosur një polic.

“Gjatë zhvillimit të operacionit policor, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor. Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar.  Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër ende gjendet në kërkim policor.

Zyrtarit policor i është ofruar ndihma mjekësore në SHSKUK, ku sipas informatave të para nga mjekët kompetentë i njëjti është jashtë rrezikut për jetë, ” thuhet në njoftim.

Portali kosovar Insajderi shkruan se viktima është Dukagjin Gashi ndërsa vëllai i tij Korab Gashi, ka arritur të largohet dhe gjendet në kërkim policor.

Dukagjini dhe Korabi janë djemtë të ish-komandantit të UÇK-së, Zeqir Gashi, shkruan Insajderi. 

Policia ka njoftuar se gjatë operacionit të sotëm janë arrestuar edhe katër persona të tjerë të dyshuar për grabitjen.

Deri tani shkon në 7 numri në total i të arrestuarve për grabitjen (4 të arrestuar sot dhe 3 të arrestuar më 22 nëntor ditën e grabitjes).

Njëri nga të arrestuarit u lirua më herët për mungesë provash, ndërsa dy të tjerëve u është caktuar masa e paraburgimit pasi dyshohet se kanë dhënë ndihmë në përgatitjen e planit për grabitje.

Operacioni i sotëm policor përfshiu kontrollin në shtatë lokacione të ndryshme në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Carralevë

Sipas Policisë, të dyshuarit kanë të kaluar kriminale për vepra si vrasje, grabitje, vjedhje e rëndë, sulm, kanosje, lëndim trupor, detyrim, armëmbajtje pa leje etj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
Grabitja në Suharekë, një nga të arrestuarit është pronari i një argjendarie në Prishtinë

1701381444_jjijijii.JPG

Një ndër të arrestuarit nga policia e Kosovës, në kuadër të aksionit për kapjen e grabitësve të argjendarisë në Suharekë, më 22 nëntor, rezulton të jetë pronari i argjendarisë “Buraku” në Prishtinë.

Sipas mediave kosovare, arrestimi i tij është bërë në një lokal, gjatë ditës së sotme, rreth orës 13:00.

Pas arrestimit të tij, autoritetet kanë bllokuar argjendarinë “Buraku”, në pronësi të të arrestuarit.

Ora 21:29
Plagosja e policëve në Suharekë, Sveçla: Akte të tilla janë të papranueshme, rendi dhe ligji do të mbizotërojnë në Kosovë

1699210047_xhelalsvela.jpg

Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar ditën e sotme, në lidhje me grabitjen e argjendarisë në Suharekë, më 22 nëntor, ngjarje nga e cila kanë mbetur të plagosur dy efektivë policie, pas përplasjes së armatosur me grabitësit.

Sveçla shprehet se akte të tilla janë absolutisht të papranueshme dhe përgjigjja e vetme ndaj kriminelëve të tillë është sjellja para drejtësisë.

“Një javë më parë vendi ynë u terrorizua nga një plaçkitje e armatosur nga persona të maskuar në qendër të qytetit të Suharekës, ku një zyrtar policor mbeti i plagosur dhe një i lënduar.

Akte të tilla janë absolutisht të papranueshme dhe përgjigjja e vetme ndaj kriminelëve të tillë është sjellja para drejtësisë. Për këtë, Policisë së Kosovës i kam ofruar mbështetjen time të plotë institucionale si dhe kam kërkuar angazhim maksimal në zbardhjen e këtij rasti.

Sot jam njoftuar që Policia e Kosovës pas një pune intenzive hetimore ka lokalizuar plaçkitësit dhe ka realizuar operacionin e arrestimit të tyre. Njëri nga të dyshuarit ka shtënë drejt zyrtarëve duke plagosur një zyrtar policor dhe me këtë rast i njejti është neutralizuar. Deri më tash janë arrestuar shtatë persona ndërsa Policia është në kërkim të personit tjetër të përfshirë në këtë rast. Dy zyrtarëve policor të cilët janë plagosur dhe zyrtarit të lënduar në reagim dhe arrestim të të dyshuarve të këtij rasti ju uroj shërim të shpejtë.

Vendi i kriminelëve është burgu, dhe ky është mesazh i qartë dhe i prerë që duhet të marrë kushdo që tenton që për çfarëdo arsye të destabilizojë sigurinë në vendin tonë. Krimet nuk do të mbesin pa u ndëshkuar sepse Republikën e Kosovës nuk do ta lejojmë të bëhet vend i pasigurisë.

Rendi dhe ligji do të mbizotërojnë në çdo cep të saj”,- shprehet  Sveçla.

Ora 21:11
U plagosën gjatë përplasjes me grabitësit në Suharekë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës viziton 3 efektivët

1701375340_jojoj.JPG

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kolonel Gazmend Hoxha, ka vizituar ditën e sotme 3 efektivët e policisë dha familjarët e tyre, të cilët mbetën të plagosur gjatë përplasjes së armatosur me një grup grabitësish, që tentuan të vidhnin një argjendari në Suharekë.

Dy prej efektivëve, kanë mbetur të plagosur ditën e grabitjes, më 22 nëntor të këtij viti, ndërsa zyrtari i tretë policor është plagosur ditën e sotme, gjatë një aksioni për arrestimin e personave të dyshuar si grabitësit e ngjarjes.

Blutë e Kosovës bëjnë me dije se i janë kundërpërgjigjur me zjarr grabitësve, duke e neutralizuar dhe më pas arrestuar atë, si dhe disa të dyshuar të tjerë.

Ora 21:10
Grabitja e argjendarisë në Suharekë, emrat e të arrestuarve deri tani, njëri u vra nga policia

1701375392_IvraridheiarratisuripergrabitjenneSuharekejanedjemteeishushtaritteUCKseInsajderi.org12048x10242.jpg

Foto: Dukagjin dhe Kreshnik Gashi dhe i ati ish komandant i UÇK-së, Zeqir Gashi

Media kosovare publikon emrat e autorëve të dyshuar të grabitijes së ndodhur në Suharekë të Kosovës.

Ata janë Dukagjin Gashi, I cili sot gjatë operacionit për arrestimin e tij qëlloi drejt policisë duke mbetur i vrarë. Kreshnik Gashi vëllai i Dukagjinit i cili është arratisur

Të arrestuar dhe ndaluar për 48 orë janë: Bujar Basha, Leotrim Cakolli, Besart Istrefi dhe Trim Baraku (pronar i argjendarisë ‘Baraku’ në Prishtinë, informon gazeta Sinjal.

Gjatë zhvillimit të operacionit policor, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor. Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar. Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër ende gjendet në kërkim policor, informoi sot policia.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 01/12/2023 07:35

    Mbrem pash nji debat ne nje nga kanalet TV te kosoves Dhe nje zotni beri nje deklarim te frikshem per kosoven Ku ai tha qe kjo eshte nje band xhihadiste dhe keta do bejn xhihad ne kosov duke grabit pasurit e te tjereve ne emer te xhihadit Dhe keto grabitje i udheheqin disa hoxhallar te radikalizuar Per mua kjo eshte dore serbe per te percar popullin e kosoves Policia e kosoves duhet ti godas ne mynyr te fuqishme keto banda Por dhe populli duhet te distancohet nga keta hoxhallar anti shqiptar qe me keto veprime i ven ne ndihm serbis

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja