Një vit më parë një nga bankat e nivelit të dytë në vend u grabit nga disa persona me armë e maska, teksa një kompani private po transportonte një sasi të konsiderueshme lekësh pranë saj. Një vit pas ngjarjes, sot policia ka kapur dy ish-punonjësit e policisë private të cilët ishin të shpallur në kërkim, pasi akuzohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën.

Sipas policisë, kanë rënë në pranga Ilir Syla 46 vjeç dhe Dritan Duka, 25 vjeç pasi Gjykata e Apelit kishte lenë në fuqi masën arrest me burg për Ilir Sylën.

Ngjarja ndodhi në 13 shkurt të vitit 2015, kur rojet u grabitën nga persona me armë e maska rreth orës 12 nga tre persona të cilët nën kërcënimin e armëve iu morën punonjësve të policisë private paratë, ndëkrohë që këta të fundit nuk reagun.
 
Sapo ndodhi ngjarja, policia i ka ndjekur grabitësit deri në Paskuqan, por ata ende nuk janë gjetur.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)