Lekët në bankën që ndodhet në qendër të ish-bllokut kanë qenë nëpër rafte dhe jo të futur brenda në kasafortë. Njëri nga autorët ka arritur të hyjë në dhomën e kasafortës, duke marrë sasinë e lekëve që ndodheshin nëpër rafte, por kasaforta nuk është prekur për shkak se do u merrte shumë kohë autorëve të krimit. Dy personat që prokuroria dhe policia thonë se i kanë identifikuar kanë arritur të marrin një shumë prej 190 milionë lekë, dhe më pas janë larguar. Autorët kanë punuar për dy ditë rresht, ndërkohë që i është dashur të hapin dy vrima në mur, ku fillimisht kanë shpuar me matrapik por janë ndeshur me një kollonë e cila i ka vështirësuar punën. Më pas kanë hapur një vrimë tjetër, duke çarë murin me tulla në një perimetër 50 deri në 30 centimetra. Nëpërmjet kësaj vrime, njëri nga autorët ka marrë sasinë e parave dhe janë larguar në drejtim të paditur, duke lënë në vendngjarje të gjitha mjetet e punës dhe një bidon ku kishin pirë ujë.
Dy ditë punime
Më datën 8 gusht 2016, rreth orës 08:15 minuta policia gjyqësore është vënë në dijeni se ishte vjedhur gjatë natës banka e nivelit të dytë-BKT, që ndodhet në rrugën “Ismail Qemali”. Gjatë veprimeve hetimore të kryera është konstatuar se persona të paidentifikuar duke hapur një vrimë në murin që ndan bankën me një ambient tjetër privat dikur “Pab”, kanë hyrë në ambientin e brendshëm të bankës dhe më pas kanë hapur një vrimë tjetër në murin prej betoni të kasafortës së bankës. Njëri prej autorëve ka hyrë brenda ambienteve të dhomës kasafortë të bankës dhe ka marrë nëpër raftet metalike shumën e rreth 190.000.000 lekëve të vjetra. Më pas janë larguar nëpërmjet dy vrimave të cilat ishin hapur më parë. Veprimet e autorëve janë në datën 05 dhe 6 gusht 2016. Bazuar në kontrollin e ambientit rrethues të bankës rezulton se autorët fillimisht kanë ndërruar fishekun e derës se ish PUB-it dhe që aty kanë hyrë brenda.
Hasën në beton shpuan mur tjetër
Fillimisht kanë shkuar dhe kanë vepruar në faqen e një muri dhe më pas, pasi kanë hasur në beton e kanë lënë atë dhe kanë shkuar në faqen e murit prej tulle, ku kanë hapur një vrimë ku mund të hynte lirshëm një trup njeriu. Pasi kanë hyrë në ambientin e brendshëm të bankës ku ishte dhe dhoma kasafortë kanë vepruar me mjete pune (çekiç, dalte, kriko) tek muri prej betoni i dhomës kasafortë. Veprimin përfundimtar ata e kanë kryer më datën 6 gusht 2016, ku kanë hyrë në orën 23:13 minuta dhe kanë dalë në orën 23:19. Në ambjentin e PUB-it janë gjetur sende që dyshohet se u përkasin autorëve si, leva hekuri, kriko automjeti, pllaka metalike, tuba metalike. Banka ka sistem kamerash dhe dhoma kasafortë ka sistem sensorësh. Nga goditjet që kanë bërë autorët ditën e premte natën dhe të shtunën po natën, sensorët kanë dhënë alarm tek telefoni i drejtorit të bankës, shefi i sigurisë së bankës, tëk SHPFS. Ditën e premtë datë 5 gusht 2016 pas marrjes së sinjalit janë paraqitur në bankë drejtori i bankës shtetasi Luigj Gjonaj dhe pasi nuk ka konstatuar gjë është larguar. Ky sinjal ka rënë dhe një herë tjetër. Ditën e shtune ka rënë sinjali i sensorit të kasafortës. Ka ardhur aty drejtori i bankës Luigj Gjonaj dhe shefi i sigurisë së kësaj banke Florjan Skarra dhe kjo dallohet dhe në pamjet filmike, por nuk kanë konstatuar gjë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO