Ky është momenti kur Robert Duka, alias Albert Duka, mbërrin me monopatinë në bankën e nivelit të dytë në Komunën e Parisit një javë më parë, në Tiranë.

Videoja e policisë zbardh gjithë dinamikën. Me të hyrë brenda ambienteve të bankës, 50-vjeçari mbyll derën dhe kërcënon me armë personelin. Një vajzë përpiqet të dalë, por dera është e kyçur.

Duka i vë rojes armën në kokë dhe drejtohet nga arka, ku sërish duke kërcënuar, kërkon paratë. Më pas merr sërish rojën dhe largohet.

Policia ka ndarë momentin e arrestimit dhe të sendeve të sekuestruara të 50-vjeçarit, veshjet dhe paratë.


Lajmi kryesor:

Në 5 muaj vodhi dy banka, kapet grabitësi serial në Tiranë! Momenti kur futet i maskuar në bankë dhe kërcënon me armë stafin, mori 60 mijë euro! Pjesë e grupit që bëri 'kërdinë' në 28 banka në Greqi (VIDEO)