Vajza e biznesmenit Ylli Salla ka reaguar pas ngjarjes në të cilën u përfshi babai i saj ditën e sotme, ku ra pre e një grabitjeje. Hajdutët i morën biznesmenit kasafortën dhe dy makinat, ndërsa vajza e tij bën thirrje për ndihmë, për identifikimin e autorëve, duke vënë në dispozicion një shumë të konsiderueshme parash.

“Unë Suzana Salla, e bija e biznesmenit Y. Salla, në emër të familjes sime deklaroj se vëmë në dispozicion të personave që kontribuojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e menjëhershme të vjedhjes së banesës së familjes sonë një shumë të konsiderueshme parash. Ky shpërblim vlen për çdo informacion që mund të na jepni në numrat e celularit 0692083170 dhe 0696012332 dhe kushdo që ka parë vjedhësit duke qarkulluar mëngjesin e sotëm me makinat me targa AA393PV dhe HP565J", shprehet e bija e biznesmenit.

Ndërkohë, në janar të vitit 2017 biznesmeni Ylli Salla ka rënë pre e një tjetër ngjarjeje të rëndë, ku është dhunuar me sende të forta në ambientet e karburantit të tij në qytetin e Elbasanit.

d.c./shqiptarja.com