Jo pak por 20 mijë dollarë kanë mundur të marrin dy grabitësit në një pikë këmbimi valuator në qytetin e Shkodrës, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë. Sipas policisë, nën kërcënimin e armëve dy personat e maskuar kanë grabitur pikën e këmbimit valuator e cila ishte në pronësi të 56-vjeçarit F. D. Në momentin e largimit njëri prej personave ka qëlluar me armë në ajër. Efektivat e policisë së Shkodrës po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje. Vetëm një javë më parë në lagjen “Rus” të Shkodrës, u grabit një argjendari. Nga faktet e mbledhura policia beson se, këto dy ngjarje kanë autorë të njëjtë.