Grabitja e furgonit në Vlorë, autorët morën 20 mijë euro, identifikohen dy personat në kërkim (Detaje)

Grabitja e furgonit në Vlorë, autorët morën 20 mijë euro, identifikohen dy personat në kërkim (Detaje)

Furgoni qe u grabit dje ne Vlore

VLORE-Zbardhen detaje të reja nga grabitja e furgonit të linjës Firence-Vlorë mëngjesin e djeshëm nën kërcënimin e armëve të zjarrit. Burime për Report Tv pohojnë se shumë e grabitur është rreth 20 mijë euro. Njëri prej autorëve, i arrestuar pak minuta pas ngjarjes ditën e djeshme është Armand Kuqi 29 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Tiranë, ndërsa në kërkim janë edhe dy bashkëpunëtorët e tij.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se janë identifikuar dy personat në kërkim, banorë nga Fushë Kruja. Burime pranë grupit hetimor thanë për Report Tv se dyshohet se grabitësit janë grup i mirë-organizuar, të ardhur nga Fushë Kruja dhe jo amatorë, nisur nga dinamika e ngjarjes, kryerja e grabitjes në një zonë mjaft të populluar dhe largimi nga vendi i ngjarjes duke përdorur dy automjete për të humbur gjurmët.

 Në momentin e grabitjes, furgoni sapo kishte mbërritur dhe po parkonte. Udhëtarët ishin kryesisht pasagjerë që cilët vinin nga Italia, ndërsa shuma e parave të grabitura mbetet ende e paqartë, pasi fillimisht dje u raportua për 10 mijë euro, ndërsa burime nga policia pohojnë se janë rreth 20 mijë euro. Vetëm njërit prej pasagjerëve, një të moshuari i cili vinte nga Firence, grabitësit i morën çantën me 4 mijë euro.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kaci: 26/09/2018 10:22

    O vlonjat u ben dhe pede..et e Krujes te vin te vjedhin ne Vlore. Tua marim atomatiket tua fusim nga mbrapa. Mase ua nxe by.a.

    Përgjigju
    • Santuço: 26/09/2018 11:58

      Na u bon fushkrujsit si banda e Malianes

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja