Pas 7 orësh, ka përfunduar mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste. Gjatë këtyre orëve është diskutuar në themel dokumenti “Besa” dhe çfarë mund të bëhet për ta përmirësuar në mënyrë që të ketë një alternativë qeverisëse më të mirë për qytetarët.

Rama u ka kërkuar një mendim se çfarë mendojnë për bashkëqeverisjen dhe bashkërendimin mes pushtetit qendror e lokal për ritëm më të shpejtë pune.

Tanimë të gjithë i janë drejtuar një restoranti për të darkuar, ku do t’u bashkohen edhe drejtues të kabinetit.


Lajmi kryesor:

Sezoni i ri politik/ Përmbyllet pas 7 orësh takimi në Pogradec i Ramës me drejtuesit politikë: Reflektime mbi 'Besën' dhe komunikimin me qytetarin (VIDEO)