Grabitja e Rinasit, 5 të arrestuarit
lihen në burg 'pa vendim' gjyqëso
katër nga pesë të arrestuarit për grabitjen në Rinas do të vijojnë të qëndrojnë në burg dhe tjetri në arrest shtëpie, edhe pse për ta ende nuk ka një vendim të drejtë për masë sigurie. Kjo për faktin se masat ndaj tyre janë dhënë në dy gjykata të ndryshme, fillimisht në Gjykatën e Krujës dhe më pas në atë të krimeve të Rënda, vendimi i kësaj të fundit është edhe në fuqi për të arrestuarit
Katër nga pesë të arrestuarit për grabitjen në Rinas do të vijojnë të qëndrojnë në burg dhe tjetri në arrest shtëpie, edhe pse për ta ende nuk ka një vendim të drejtë për masë sigurie. Kjo për faktin se masat ndaj tyre janë dhënë në dy gjykata të ndryshme, fillimisht në Gjykatën e Krujës dhe më pas në atë të krimeve të Rënda, vendimi i kësaj të fundit është edhe në fuqi për të arrestuarit.
Por sot, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda shpalli moskompetencë për të rivlerësuar masën e sigurisë ndaj 5 të arrestuarve, çka rrëzon vlefshmërinë edhe të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të rënda.
Apeli për Krimet e Rënda shpalli moskompetecë për shqyrtimin e masave të sigurisë për 5 të arrestuarit me argumentimin se shpërdorimi i detyrës, akuza që rendon mbi të arrestuarit për grabitjen në Rinas, nuk shqyrtohet në këtë gjykatë.
Por kjo çështje i takon shqyrtim Gjykatës së Apelit Tiranë. Kështu, Bledar Blloshmi, Fadil Jonuzaj, Kujtim Picari, Arben Karafili do të vijojnë të qëndrojnë në burg. Ndërsa Vangjel Nikolla në arrest shtëpie.
Megjithatë, Prokuroria e Krimeve të Rënda do të bëj rekurs në Gjykatën e Lartë. Sipas organit të akuzës grabitja spektakolare e parave në pistën e Rinasit nuk mund të hetohet nga një prokurori tjetër.
Sipas akuzës të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe role të ndryshme nuk kanë marre masa për të rritur sigurinë në aeroportin e Rinasit çka solli edhe grabitjen spektakolare të afro 1 milionë eurove pak javë më parë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1492
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabullit nënujor
26 Dhjetor, 23:01
-
VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU
26 Dhjetor, 22:31
-
Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu
26 Dhjetor, 22:18
-
Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025
26 Dhjetor, 22:10
-
VENDIMI i Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT
26 Dhjetor, 21:56
-
Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5
26 Dhjetor, 21:54
-
Spahiu: Ngjarja 2024 është ‘Shqipëria turistike’, dikur 80% e planetit s’e njihnin fare ku bie
26 Dhjetor, 21:45
-
‘Bilanci’ politik i 2024, Valteri: Berisha ka monopolizuar PD! Kulluri: Ndiqet nga militantët! Hoxha: Viti i SPAK
26 Dhjetor, 21:40
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor, 21:13
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor, 21:06
-
Historike/ Egnatia mposht 2-0 Kukësin dhe fiton Superkupën e Shqipërisë, rrogozhinasit bëjnë ‘tripletë’ trofesh! Largohet Çela (VIDEO)
26 Dhjetor, 21:02
-
Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase
26 Dhjetor, 20:51