Prindërit e Eduart Budinit, efektivit të FNSH-së i arrestuar një ditë më parë për grabitjen e një taksisti, rrëfejnë se i biri mund ta ketë ndërrmarë këtë veprim i shtyrë nga gjendja e mjerë ekonomike e familjes së tyre.
 
Borxhet ndaj qiraxhiut të shtëpisë të mbartura që prej një viti, problemet familjare që ka me të shoqen, detyrimet që ka për fëmijën e tij, kredinë disa milionëshe që ka marrë në një bankë, sipas familjarëve, kanë qenë arsyet që kanë shtyrë Eduartin të grabiste taksistin në muajin nëntor të vitit të shkuar.

Eduarti u arrestuar nga kolegët e tij të policisë së Gjirokastrës, mesditën e djeshme.
 
Sipas prindërve, Eduarti kishte shfaqur tension kohët e fundit për shkak të presionit që ushtronte pronari i shtëpisë tek famijarët e tij për të shlyer qeranë e shtëpisë, ku jetonte familja e tij.
 
Sipas tyre, Eduarti, "veprimin e dënueshëm e ka ndërmarrë i shtyrë nga këto halle dhe mungesa e një alternative tjetër për të mbijetuar ne, si të papunë që jemi".
 
Eduart Budini mbahet në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës, në pritje të transferimit të tij nga Policia e kryeqytetit.
 
Ai ka shërbyer gjatë 13 viteve të fundit në Forcat e Armatosura dhe në radhët e Policisë së Shtetit në Repartin e FNSH në Fier dhe prej një viti e gjysmë në FNSH-në e Dragotit në Tepelenë.
 
Eduarti ka ndërmarrë të gjitha etapat e kurseve trajnuese për komando në Zall Her dhe ka shërbyer si komando në misionet paqeruajtëse në Afganistan dhe Irak.
 
Raportet e Eduarti me bashkëshorten janë acaruar shumë prej disa muajsh dhe ata ndodhen në prag divorci, tregojnë prindërit. 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)