TIRANE - Bashkëshortja e Ilir Kupës, Antoneta, e kontaktuar nga Shqiptarja.Com, i qëndron versionit të një viti më parë ku paraqet alibinë se Ilir pasditen e 24 dhjetorit ka qenë në shtëpi.
Znj. Kupa, a jeni në dijeni të faktit që policia e konsideron burrin tuaj si kreun e ‘Babagjyshëve’?
Ka dy minuta që e pashë në televizor, se më morën në telefon njerëzit e më treguan. Edhe kur e arrestuan ashtu thanë, por prej gati një viti e kanë brenda dhe nuk e vërtetuan. Ai është dënuar vetëm për armët pa leje.
E mban mend, pasditen e 24 dhjetorit, Iliri ka qenë në shtëpi?
Mbaj mend gjithçka. Kishim rreth 3 javë që kishim ardhur me shtëpi në Tiranë. Iliri nuk ka dalë nga shtëpia fare, jo vetëm me 24 po as ditëve në vazhdim. Kam dalë vetëm dhe kam blerë gjërat për Krishtlindje, ndërsa Ilir qëndronte vetëm me fëmijët. Se di çfarë është kjo histori, megjithatë, vijoi të besoj tek drejtësia.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com