Grabitja, gjendet një tenxhere me
para te banesa e Admir Çerpjas 

Grabitja, gjendet një tenxhere me<br />para te banesa e Admir Çerpjas 
Një tenxhere me para është gjetur pasditen e kësaj të shtune në zonën e Bathores në Kamëz, në vijim të operacionit "Patriot". 

Tenxherja ku ishin fshehur paratë është gjetur e groposur pranë banesës së Admir Çerpjas, i cili u arrestua nga policia një natë më parë në Dibër, si i akuzuar për grabitjen spektakolare të 3.2 milionë dolllarë mesditën e 9 shkurtit në Qafë Kashar.  

Policia ka publikuar edhe fotot e vendit ku ishte groposur ena e kuzhinës bashkë me paratë e grabituara. 

tenxherja

Gjatë marrjes në pyetje Admir Çerpja ka pranuar autorësinë e krimit, ku ka treguar dhe skemën e funksionimit, se si ai ka bashkëpunuar me Neim Avdulaj dhe personat e tjerë që kanë bërë më pas goditjen.
 
Ai ka treguar dhe tre emra të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë në dy grabitjet, duke pohuar dhe banesat e tyre.

[gallery]21106[/gallery] 
Tashmë tre personat janë shpallur në kërkim duke çuar në 6 numrin e personave që kërkohen për këtë dy grabitje, duke përfshirë dhe dy nipat e Murataj dhe vetë këtë të fundit. ”…kam njohje me Neim Avdulaj, nëpërmjet kushëririt tim, me të cilin Avdulaj ka qenë ushtar në Afganistan…”- ka pohuar Çerpja.
 
Mësohet se ditën e ngjarjes, pra më datë 3 dhjetor 2015, shtetasi Neim Avdulaj ka qenë në shtëpi kur i ka ardhur një mesazh nga shtetasi Ditjon Memlika, me tekstin “…kemi lëvizje sot…”. Një mesazh ditën e ngjarjes, Neim Avdulajt, i ka ardhur edhe nga shtetasi polici privat Fation Xhyliu, i cili e njoftonte për lëvizjen e mjeteve për në Rinas.

Ndërkohë, pak ditë më parë, policia gjeti në Vlorë dy tenxhere presioni të mbushura me para në banesën e banesës së Neim Avdulajt, ish-komando në Afganistan. 

Për grabitjen spektakolare të mesditës së 9 shkurtit, policia arrestoi Fation Xhyliun, Ernest Kupën, Neim Avdylajn, Admir Çerpjan, Ditjon Memlikën, ndërsa në kërkim vijon të mbetet ende koka i grupit të grabitësve Admir Murataj dhe dy nipat e tij.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?