Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë 'Arrest me burg' për Dash Kupën, personin e gjashtë të arrestuar për grabitjen në Qafë Kashar pak javë më parë, ku u morën 3.2 mln dollarë.
 
Dash Kupa është i dyshuar si personi që përplasi makinën me paratë e bankës, e cila më pas u grabit.
 
Dash Kupa 41 vjeç, banues në Tiranë, pjesëtar i familjes Kupa u kap në datë 21 Shkurt në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë teksa po tentonte që të arratisej nga vendi.
 
Deri tani janë arrestuar gjashtë persona për grabitjen në Kashar, ndërsa në kërkim është Admir Murataj, i njohur edhe si koka e bandës që grabiti 3.2 mln Dollarë.

dashamir kupa


dy.b/shqiptarja.com