Grabitja, ja autori i 6 që mori 
SMS të koduar "U nis vajza"

Grabitja, ja autori i 6 që mori <br />SMS të koduar
Admir Cerpja nipi i Admir Muratajt, është personi që ka bërë lidhjen e bandës me Neim Avdylajn, teksa ky i fundit është personi që ka njoftuar bandën për sasisë e parave që lëviznin me blindatat e kompanisë private “Jaguar “drejt Aeroportit të Rinasit.

“U nis vajza” është ky mesazhi i koduar që, Neim Avdylaj, i ka dërguar mesditën e datës 9 shkurt dibranit, Admir Cerpja, i cili së bashku me pjesën tjetër të bandës është vënë në lëvizje dhe kanë realizuar grabitjen spektakolare në rrugën e Rinasit ku arritën të merrnin rreth 3.2 milionë dollarë. 

cerpja e paster
(Admir Çerpja, nipi i Admir Muratajt, truri i grabitjeve në Qafë Kashar)

Neim Avdylaj, është njohur me, Admir Cerpjan, përmes kushëririt të tij B. Cerpja më të cilin Neim Avdylaj ka shërbyer në Afganistan si ushtarak. 

Avdylaj kishte për detyrë të sigurontë informacion për shumat e parave që transportonin autoblindat, e për këtë ai ka marrë nga grupi shumën prej 100 mijë dollarësh.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur