2 javë pasi nën kërcënimin e armës dhe dhunës u grabit brenda shtëpisë së tij noteri Thoma Kaçi, policia e Sarandës ka njoftuar se ka zbardhur të gjithë ngjarjen duke vënë në pranga 3 autorët.

Përmes operacionit të koduar  “Butrinti” uniformat blu kanë arrestuar Elis Avdulin, 52 vjeç, i cili ka qenë i dënuar më parë në Greqi për trafik droge, Oltjon Kolonja (Pula), 39 vjeç, si dhe Vladrias Himaj, 34 vjeç. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Elis Avdyli njihet me nofkën ‘Mili’ dhe është dënuar me 13 vite burg në Greqi. Ka kryer 11 vite dhe ka dalë me leje nga burgu grek dhe nuk është kthyer më.

Gjithashtu policia ka sekuestruar 2 automjete dhe 4 aparate celulari. Kujtojmë se disa ditë më parë, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit automatik të përdorur në këtë ngjarje. Mësohet se arma është dërguar për ekzaminime të mëtejshme laboratorike në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë, me qëllim identifikimin me prova shkencore të dy autorëve të ngjarjes.

Si ndodhi grabitja
Ngjarja ndodhi mëngjesin e 20 tetorit në momentin kur Kaçi po dilte me gruan dhe djalin nga banesa e tyre në mëngjes. Në atë moment ata dëgjuan derën të hapej nga dy grabitësit e maskuar dhe të armatosur. Nën kërcënimin e armës ata i detyruan të futen sërish brenda duke i lidhur në karrige dhe më pas u bënë presion për t’u treguar se ku i fshihnin paratë. Pas kërcënimeve të vazhdueshme Kaçi u tregoi se ku ndodheshin paratë. Ata morën 20 mln lekë të vjetra në banesë dhe më pas u larguan. Noteri arriti të telefonojë policinë dhe ishin efektivët që e liruan nga karrigia.

Hetimet ndaj Kaçit
Hetimet ndaj tij kanë nisur në janar 2021 pas denoncimit të Vasil Qirkos, ndërsa më 13 korrik prokuroria i ka kërkuar Gjykatës së Sarandës "deklarimin fajtor të të pandehurit Thoma Kaçi për akuzën e falsifikimit të dokumenteve noteriale dhe dënimin e tij me 9 muaj burg".

 

1636027468_mili.jpg
Noteri Thoma Kaçi dhe grabitesi Elis Avdyli 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:59
Kush është ‘Mili’, ‘koka’ e grupit të grabitësve të noterit në Sarandë, i dënuar me burg në Greqi

1636027468_mili.jpg

Elis Avdyli, është një nga të arrestuarit ditën e sotme, për grabitjen e noterit Thoma Kaçi pak javë më parë në Sarandë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Elis Avdyli njihet me nofkën ‘Mili’ dhe është dënuar me 13 vite burg në Greqi për trafik drogë. Avdyli ka kryer 11 vite dhe ka dalë me leje nga burgu grek dhe nuk është kthyer më.