Grabitja e noterit Thoma Kaçi, policia e Sarandës gjen automatikun por jo autorët

Grabitja e noterit Thoma Kaçi, policia e Sarandës gjen automatikun por jo autorët

Thoma Kaci

Policia e Sarandës bën me dije se ka gjetur vetëm armën e zjarrit tip automatik që u përdor nga autorët për grabitjen në banesën e noterit Thoma Kaçi një javë më parë.

Mësohet se arma është dërguar për ekzaminime të mëtejshme laboratorike në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë, me qëllim identifikimin me prova shkencore të dy autorëve të ngjarjes. Policia vijon punën për të kapur autorët të cilët kanë terrorizuar me armë gjatë grabitjes familjen Kaçi pak ditë më parë në qytetin bregdetar.

Sakaq, burime për Report tv thanë më herët se pista kryesore e hetimeve është ajo e një grabitje për hakmarrje, pasi noteri Kaçi është person nën hetim, i dyshuar për falsifikimin e dokumenteve në shit-blerjen e 28 apartamenteve.

Si ndodhi grabitja
Ngjarja ndodhi mëngjesin e 20 tetorit në momentin kur Kaçi po dilte me gruan dhe djalin nga banesa e tyre në mëngjes. Në atë moment ata dëgjuan derën të hapej nga dy grabitësit e maskuar dhe të armatosur. Nën kërcënimin e armës ata i detyruan të futen sërish brenda duke i lidhur në karrige dhe më pas u bënë presion për t’u treguar se ku i fshihnin paratë. Pas kërcënimeve të vazhdueshme Kaçi u tregoi se ku ndodheshin paratë. Ata morën 20 mln lekë të vjetra në banesë dhe më pas u larguan. Noteri arriti të telefonojë policinë dhe ishin efektivët që e liruan nga karrigia.

Hetimet ndaj Kaçit
Hetimet ndaj tij kanë nisur në janar 2021 pas denoncimit të Vasil Qirkos, ndërsa më 13 korrik prokuroria i ka kërkuar Gjykatës së Sarandës "deklarimin fajtor të të pandehurit Thoma Kaçi për akuzën e falsifikimit të dokumenteve noteriale dhe dënimin e tij me 9 muaj burg".

Arma

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berberi: 28/10/2021 09:59

    Edhe i denuar edhe Noter !?. Ministria e Drejtesise do beje mire ta nise antikorrupsionin nga vetja .Po sikur ka nje ligj per Noterine qe nuk lejohet te ushtrosh funksionin e Noterit kur je i denuar apo....... .Po ajo noterja e bandes se tokave ne Vlore qe i ka dale emri se i kane hequr licensen , pubikuar te faqja e Min Drejtesise pse vazhdon akoma te punoje dhe a jane te vlefeshme dokumentat noteriale qe ajo ben ?Hajde shtetet hajde as letrat qe nxjerr vete nuk i shikon .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren