Grabitja me armë në Sarandë
23-vjeçari i plagosur rrëfen dhunën

Grabitja me armë në Sarandë<br />23-vjeçari i plagosur rrëfen dhunën
SARANDË – 23-vjecari, Fatjon Beqiri, nga fshati Njanjar i Sarandës, i cili një ditë parë ra pre e një grabitje të dhunshme në banesën e tij, nga spitali ku ndodhet i shtruar pas plagëve të marra, i bën apel policisë për arrestimin e autorëve, pasi në të kundërt kërcënon me vetgjyqësi.

I riu, i cili apo ishte kthyer nga Greqia, ka qënë bashkë me një shok në banesë kur tre bashkëfshtarë të rij i kanë shkuar në shtëpi të armatosur dhe pasi kanë ushtruar dhunë ndaj tij, i kanë grabitur shumën prej 1500 eurosh.

23-vjeçari tregon për A1 Report shenjat e dhunës që i kanë mbetur nga kjo ngjarje, e ndërsa identifikon me emër edhe autorët, rrëfen momentet kur grabitësit i hynë në shtëpi.

"Erdhen 3 veta na grabitën në shtëpi erdhen me automatik me çifte, na shtrinë në tokë, na morën telefonat, i morën shokut tim të ngusht 1500 Euro, na rrafën, na kanë çarë koken, na kanë lënë shenja korrizin komplet .
I njoh, njëri është Saimir Brahimi, Eqerem Brahimi, janë kushërinj të parë, ndërsa njëri ishte një shok i tyre, nuk e njoh e nuk e di nga është." u shpreh Fatjon Beqiri
 
Fatjoni kërcënon me vetgjyqësi nesë policia nuk ndalon autorët.

"Më kanë rënë në qafë kot se s'kam pas punë me njeri, nuk kam pasur aspak asnjë konflikt me ata, une me njërin nga ata haja e pija, ishim shokë. Tani unë kërkoj të zbatohet ligji, po s'e zbatoi policia do e zbatoj vetë" tha 23 vjeçari.

Blutë e Sarandës vijojnë punën për ndalimin e grabitësve, të cilët dyshohet se kanë kaluar kufirin drejt Greqisë.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë