Rrëfehet Can Murataj: Si u shndërrua vëllai im më i mirë, nga mësues në grabitës (VIDEO)

Vëllai i Admir Muratajt, Cen Murataj përjashton mundësinë që të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë për të zbardhur grabitjet ku mund të ketë qenë i përfshirë Admiri. ‘Nuk bëhem kurrë spiun i Prokurorisë’. Rrëfen jetën e Adit, siç ai e quan: Nuk e ka bërë ushtrinë, pasi ka studiuar pedagogji. Më tej jeta në Greqi për të fituar të ardhura për familjen dhe devijimi që pësoi në vitin 2014, kur u kthye prej andej, dhe ku del edhe pangopësia e tij për grabitje me vlera miliona euro. "Zemrën e kishte sa i peshonte trupi", thotë Can Murataj, teksa në një rrëfim për gazetarët një javë pas grabitjes në aeroportin e Rinasit që i mori jetën e vëllait, ai duket i tërhequr nga beteja personale për të gjetur bashkëpunëtorët që e "hodhën në rrugë".

***

Ndërsa Admir Murataj humbi jetën në tentativë për t'u arratisur pas grabitjes së bujshme më 9 prill 2019 brenda në aeroportin e Rinasit, Can Murataj nga Tropoja, thotë se vëllai tjetër që ndodhet i dënuar me 12 vjet e 8 muaj për një tjetër grabitje në Rinas në 2017-ën, është marrë peng nga Prokuroria në mënyrë që autoritetet të mund të shkonin drejt Admirit. Ky i fundit prej vitit 2013 ishte në kërkim policor pasi ishte arratisur nga një burg grek, ndërsa në Shqipëri ishte në gjykim në mungesë për dy grabitje, një në Qafë Kashar të autoblindave me para të një banke të nivelit të dytë, dhe grabitjen e një banke tek Stacioni i Trenit.

Can Murataj, vëllai i Admirit, në një rrëfim për gazetarët, tregon jetën e panjohur të Admirit, nga shkolla për pedagogji, puna si mësues, emigrimi në Greqi ku punoi si murator profesionist dhe deri tek devijimi në vitin 2014, kur sipas tij pësoi çekuilibrime dhe iu fut botës së krimit përmes grabitjeve. Thotë se është munduar të ruajë qetësinë përballë faktit që vëllai i tij u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, ndërsa u hodh në rrugë sipas tij nga bashkëpunëtorët në grabitje. Policia e ka survejuar familjen e tij prej vitit 2017, tregon ai, ndërsa pasuria e vetme e Admirit sipas tij, është vetmë një vilë në Prezë, ku ai dha edhe intervistën për mediat.

Admir Murataj dhe Can Murataj

Para gazetarëve, Can Murataj thotë se ka qenë gjithmonë transparent me policinë, por thekson se: Bashkëpunëtor nuk do të quhet kurrë. "Qajmë halle, por bashkëpunëtor s’bëhem kurrrë. Në gjykatë bashkëpunëtorët e tij kanë përmendur emrat, Adi, ose malësori", thotë ai.

Vëllai tjetër i tij është në burg i dënuar për grabitjet, por Can Murataj thotë se atë ditë Aleksandri ka qenë në operacion tek dentisti dhe se është arrestuar vetëm për tu shfrytëzuar si person që mund të çonte drejtësinë tek Admiri.

Can Murataj tregon se Admiri ka studiuar për pedagogji, "ka qenë mësues, më tej iku nga mësuesia dhe mori gruan e tij dhe fëmijët në Greqi. Punoi atje murator, por pasi disa vitesh u rikthye i zhgënjyer nga jeta atje. Iku nga mësues mori nusen iku në Greqi. I thash: Vëllai ik nga Greqia është Evropa e madhe! Të jeni të bindur tek zoti, ka filluar punën në Greqi murator, mori një magazinë supermarket për mirëmbajtje. I ka ndërruar emrat për motive përfitimi. Po nuk ishe Thanasi në Greqi nuk tu hapnin duart. Më erdhi më tha Greqia ka marrë fund, ka rënë 16 kile në peshë, nuk e kanë njohur si njeri. Në 2014-ën ju kthye grabitjeve në shuma të mëdha. Del ajo pangopja sikur Admir Murataj", thotë ai.

Ai tregon më tej se nuk e ka kuptuar kurrë përse vëllai i  tij iu fut botës së paligjshme të grabitjeve. Thotë se vetë ai nuk ka përfituar asnjë para prej lekëve të grabitura.

"Kam ngrënë kam pirë me të. Kurrë në jetën time, nuk kam përfituar një 50 cent nga ana familjare, çdo familje është në jetën e tij, ka aktivitetin e tij. Kurse ne kemi dhe zakon barra e vëllait më ra mua do ta heq dhe jam ballëlartë", rrëfen Can Murataj.

Por mbi të gjitha, për të Admirim mbetet vëllai më i mirë.

"Saç peshonte trupi kishte zemrën. Për mua është vëllai më i mirë që mund të jetë. Për mua nuk vjen më, iku. Ka qenë për familjen shoqërinë miqtë, njerëzit, kurrë në jetën time nuk mund të bëhem më i mirë se Admiri, as për familjen time", përfundon ai.

Gruaja e Admir Muratajt jeton në Tiranë me fëmijët.

Pjese nga intervista zbardhur nga redaksia online e Shqiptarja.com

A mendoni se shteti, policia po ju persekuton si familje, pakënaqësitë tuaja?

Unë flas gjithmonë për hetimet, që i kam ndjekur. Kam qenë person në hetim vetë, kam qenë në dijeni të dosjes, kam parë të gjitha seancat e grupit të parë, asnjëherë nuk kam parë një akuzë. E tashmja është shumë e vështirë, Po shohim një vëlla që flasin të gjithë njerëzit, e vranë, e hodhën, jam munduar që të mbaj qetësi. Te policia kam kërkuar sqarim që në 14 shkurt 2017. Kam qenë transparent që në ditën e parë. E keni parë edhe te servisi që nëse ka një detaj grabitjeje, po pati ligj me varje në Shqipëri, duhet ta meritoj unë i pari. Kam pritur nga hetimet, kanë hapur kasafortat kanë marrë 100 dollarë, kemi shkuar në polici për të dhënë sqarime dhe pas një kohe, u arrestua edhe vëllai tjetër, i dyshuar për grabitje. Kjo vila është shkaku i arrestimit të tij, është kapur duke pirë cigare me Admir Murataj, dhe policia ka ngritur akuzën për grabitje.  U kam kërkuar sqarim prokurorëve. Vëllai im është peng për Admirin, ky vdiq. Ai është marrë peng për Adin, tani shohim për drejtësinë. Është parë një kamer 3 minuta. Aleksandër ka qenë në operacion. 12 vite e 8 muaj, as nuk e mendonte askush që ky do ishte vendimi për të.

Sot jemi pas një historie që nis për herë të parë nga 2015, që policia dhe prokuroria ia faturon Admir Murataj. Kush ishte Admir Murataj, për opinionin publik?

Ai është vëllai më i mirë që mund të jetë, historia do mbetet. Ai ka qenë për familjen, për miqtë, më i i miri. Unë kurrë nuk mund të bëhem më i mirë se ai.

A kishte familja dijeni për aktivitetin e Admirit, pasi gjithë pasojat vijnë prej tij. Çfarë bënte ai në Greqi dhe Shqipëri.

Kur kemi marrë rrugën e emigracionit "unë i thosha vëllaçko si mund të jesh kaq punëtor", se unë nuk e bëja punën e tij. E kam gjetur në shtëpi me kushte të tmerrshme, që pikonte çatia, "i thoja ik nga Greqia, është Europa e madhe". Admir Murataj, të jeni të bindur tek Zoti, ka filluar punën murator në Greqi. Ngaqë ishte shumë profesionist, mori një supermarket për mirëmbajtje. Pastaj, se si erdhi çekulibrimi, nuk e di, kam qenë në Belgjikë.

Kanë qenë autoritetet greke që e kanë dyshuar dhe hetuar për grabitje bandash, një histori që do të rikthehej më pas në Shqipëri. Në këto vite, kur e keni mësuar për herë të parë për këtë çekuilibrim?

Unë e kam mësuar çekuilibrimin e tij familjar, rreth vitit 2014. Ai ishte momenti që erdhi nga Greqia, më tha shumë drejtë "vëllaçko, Greqia për mua ka marrë fund". Ai është bastarduar nga 15 ditë hetimi, ka rënë rreth 16 kile nga pesha, nuk e kanë njohur familjarët. Aty ka filluar historia, ka ardhur në Shqipëri, ka pasur një jetë shumë normale, shumë korrekt.

Cilat janë identitetet e Admir Murataj, se flitet që ka pasur shumë emra?

Mbi 20 identiteti i kam kaluar unë, ka qenë për të marrë asistencë në Europë. Ka qenë për motive përfitimi.

Keni marrë ndonjë informacion nga Policia, jeni thirrur në Prokurori?

Deri në këto momente, ka qenë në emision që e kam marrë vesh që Admir Murataj është vrarë. Në orën 6 të mëngjesit kam shkuar në polici. U thashë që nëse doni ta identifikoni, e njoh unë, s'ka nevojë për ADN. Nuk kemi punë me gjurmët e bashkëpunëtorëve, i gjen policia.

Cermonia e Varrimit të Admir Muratajt

Në këto 2 vite që ka qenë në kërkim, ku qëndronte Admiri?

Bashkëshortja me 4 fëmijët ka jetuar gjithmonë në Tiranë, nuk është shkëputur nga Tirana. Admiri ka qenë në 2015, ne e dëgjonim emrin e tij kur ishte në gjykatë ose në TV. S'kemi pasur asnjë telefonatë. Ka qenë hije gjatë gjithë kësaj kohe.

Familjarët e Admir Muratajt

A njihni shoqërinë e Admirit?

Kurrë s'kemi pasur kontakte me shoqërinë e Admirit.

Kishe dyshime se si ndodhi ngjarja, a keni marrë ndonjë informacion se me kë ka qenë?

Jo nuk kam asnjë informacion.

Momentet nga Grabitja në Rinas ( Admir Murataj me syze )

Kanë kaluar disa ditë, më shumë se 2 vjet në hije, një person të 2014 kishte filluar një deformim, përse u rikthye Admir Murataj grabitjes, përse i duheshin paratë?

Kjo është ajo që më shqetëson më shumë. E kam biseduar edhe me policinë, gjithmonë flitet për 2-7 mln, por kurrë në jetën time nuk kemi pasur asnjë cen nga ana familjare. Ne e kemi zakon, barra e vëllait më bien mua. Është disa miliona shtëpia, këtu del ajo pangopja.

A jeni gati të bashkëpunoni për emrat e bashkëpunëtorë?

Ne nga ky moment, sot ka qenë një ditë pushimi. Nuk kemi pasur kohë që të mendojmë as ish-shokun dhe as ish- grabitësin. Unë jam nga 14 prill 2017 deri sot, i kam thënë në polici dhe do t'i them. Me policinë do t'i qajmë hallet. Kemi pasur hall të përcjellim vëllanë tonë.

Sekuestro e prokurorisë?

Asnjëherë nuk e kam kthyer kokën mbrapsht. Kam pasur prona pa asnjë element krimi, ca është dashur për ta justifikuar, e kam dërguar në polici. Nuk e kthej kokën pas te sekuestrimi. Nëse e duan për bujë, ose se po e bëjnë se duan të tregojnë se po punojmë. Nuk jam bashkëpunëtor i prokurorisë kurrë. Qajmë hallet, por jo bashkëpunëtor.

Vila e Admir Muratajt

Keni ndjekur shumë seanca gjyqësore, Admir Murataj ka marrë ndonjëherë para vetëm, apo i ka ndarë me të tjerët.

Unë di aq sa kam nga polica, prokuroria dhe bashkëpunëtorët e policisë. Bashkëpunëtorët kanë dorëzuar disa lekë. Nuk jam specialist i fushës, por bashkëpunëtorët kanë përmendur emrin "Adi ose malësori, na e ka prezantuar një shoku jonë".

Admir Murataj, ka prona llogari bankare?

Koha do ta vërtetoj, kjo shtëpi është shtëpia që mund të jetë pronë e vetme e Admir Murataj.

Pasaporta e Admir Muratajt

Admir Murataj, pasionet e tij?

Pasionet e Adi janë të pijë dy tre shishe verë, të ecë malit. Pasioni im janë makinat. 10 do marrë prokuroria, unë do marr 10 të tjera dhe do i ndërroj. Nuk mund t'i thuash aq ushtar i përgatitur, as qitës i përgatitur. Mund t'i thuash zemër luan, as ushtrinë nuk e ka pasur mbaruar.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Popull: 16/04/2019 23:48

    Vendosini dhe këtij një bust përballë bustit të Azem Hajdarit dhe kështu mbyllet historia.

    Përgjigju
  • Albani: 16/04/2019 18:23

    Admiri nuk ka vrare si Frroku. Admiri nuk ka perdhunuar si Visi i Kavajes. Admiri nuk ka trafikuar si Ndoka. Admiri nuk ka vjedhur i Lali Eri, Gjiknuri, Beqja, S-Pidho- Pali, Edi & co.

    Përgjigju
    • Maria: 17/04/2019 12:59

      Alban, ai ishte i gatshem te vriste nga momenti qe zgjodhi kete rruge. Per te perdhunuar apo per tu perdhunuar kaloi vite ne burg dhe nuk e di ti cfare ndodhi netet e ftohta te dimrit. Ndoshta nuk ka trafikuar aman i pastronte parate e vjedhura me vila dhe llogari bankare te majme.

    • Halla: 16/04/2019 19:41

      Alban tu bëftë halla ty prap nuk i paske pirë ilaçet

  • Berti: 16/04/2019 16:56

    Se kuptoj perse duhet ti jepni hapsire mediatike ketyre cubave te maleve. Ky mburret se do marre 10 makina te tjera, me sa duket qenka pasanik i madh. Nuk njoh ndonje emigrant te ndershem qe te kete mundesi te bleje 20 makina te reja luksoze. Nejse, sekuestroni cdo cent kriminal te banditit te vrare dhe sigurojini jeten Cenit se ata qe ka kercenuar ne fillim dhe jane shoket e vellait te vrare jane mafioze te rrezikshrm dhe nuk e falin. Ose do ju japin pjesen e parave te grabitura. Ik or Cen nga ke ardhur dhe ruaj veten mos perfundosh ne burg edhe ti se pastaj i late rrugeve grate e fisit. Asnje nuk ju ka faj dhe as borxh per ate qe jeni. Koka ben, koka peson.

    Përgjigju
    • Arberi: 16/04/2019 21:01

      Nuk ka thene ndonje gje ky Berti o Fieri perse te djeg ty? Ti shiko te vritesh ne ndonje grabitje dhe leri pasuri gruas se e gezojne te tjeret. Popull budalla qe nuk ben perpara se ka tipa si puna jote dhe ketyre qe qajne neper intervista. Vetem thuaji vellait tend te jete me dinjitoz ne intervista per ty hahaha

    • fieri: 16/04/2019 18:55

      Pse bert sa mllef ke neser te bej dicka djali jot vllai jot kshu do flasesh sdo te thot e ke mesuar ti ashtu apo jo leji grat e fisit te admirit po shiko gruan tende se ai i ka pes lek per femijete ti

  • Zeqir: 16/04/2019 15:47

    Asgje nuk kuptova cfate tha e si e tha. Nese di ndonje gje te na e thote qe ta shpallim hero.

    Përgjigju
  • Toni Tirane: 16/04/2019 15:15

    Vellai eshte kriminel dhe se luan asgje me teper. Mjaft perpiqesh ti mbulosh krimet me fjale.

    Përgjigju
  • Saiqir tahiri: 16/04/2019 15:12

    O zoteri ky ne 2013 ishte ne burgun e trikallas per grabitje me arme dhe u arratis me marian kolen.,si paska filluar cekulibrimi ne 2014?! e drejte do ishte mos vritej po te shkonte ne burg.nejse,ngushellime.

    Përgjigju
    • Satekaqir tahiri: 16/04/2019 19:47

      E kishte menduar edhe ket qe ndodhi .. Se loj e rend ishte kjo qe beri .. Vet e beri vet e pagoi .

  • Lusji: 16/04/2019 14:40

    Ky ka maruar per pedagogji pika arsimit.

    Përgjigju
  • Petrit: 16/04/2019 13:38

    Mendoj ta shpallim "Qytetar nderi".Sipas kendveshtrimit qe i bejme ne shoqerise dhe individit,i ploteson te gjitha kushtet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë