Kanë kaluar tre ditë nga grabitja në brendësi të pistës së aeroportit ‘’Nënë Tereza’’ ku nën kërcënimin e armëve u morën 995 mijë euro, para të një banke të nivelit të dytë. Deri sot TIA nuk ka pasur asnjë koment për ngjarjen pasi çështja ka vijuar të jetë nën hetim nga strukturat ligjzbatuese.

Pas komunikatës së datës 1 korrik të Arlinda Çaushollit, Drejtoreshë Komunikimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, ku shprehej se aeroporti nuk kishte ende një koment, ajo sot ka njoftuar se ditën e hënë, me datë 4 korrik 2016 aeroporti do të sqarojë ngjarjen e 30 qershorit. Komunikimi me mediat do të zhillohet në orën 9:30 në sheshin pranë Godinës së Administratës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com