Familja Sela në Rrilë të Lezhës ka përjetuar një natë terrori ndërsa 2 persona të maskuar dhe të armatosur hynë për të grabitur dhe plagosen të zotin e shtëpisë.
 
Edhe fqinjët e tyre janë terrorizuar nga të shtënat me armë dhe atë cfarë ka ndodhur, duke deklaruar se ndjehen të pasigurt në banesat e tyre.

“Jemi trishtuar kur i kemi ndierë duke bërtitur. Ndihemi të pasigurt, ai që u grabit e ka banesën me rrethim dhe kamera edhe u grabit.
 
Kemi frikë se mos na mbysin edhe ne, se për të marrë gjë nuk kanë se cfarë të na marrin. Ishim në gjumë, kisha frikë se mos më vrisnin edhe mua”shprehet njëra nga banoret.
 
Ndërsa një tjetër fqinj i Vasil Selës që u grabit tregon se dëgjuam dy krisma në orën 01:00 pastaj u ngritëm të gjithë, nuk pamë gjë. Tani jemi të gjithë të pasigurt.
 
“Ndihemi të frikësuar, se sot i ndodhi atij, nesër mua. Dëgjuam dy krisma në orën 01:00 pastaj u ngritëm të gjithë, nuk pamë gjë. Tani jemi të gjithë të pasigurt”. 

Të afërmit e dy të moshuarve që u dhunuan gjatë grabitjes nuk kanë pranuar të flasin për mediat por kanë shpjeguar se cfarë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme.
 
Sipas tyre grabitësit kanë hyrë nga dritarja anësore e shtëpisë dhe fillimisht kanë kontrolluar gjithë dhomat pa u vënë re nga çifti Sela.
 
Pasi nuk kanë gjetur asgjë, dy grabitësit kanë hyrë në dhomën ku flinte kryefamiljare Sela dhe bashkëshortja e tij dhe nën kërcënimin e armëve kanë kërkuar paratë që ndodheshin në banesë.
 
Dy të moshuarit kanë debatuar me grabitësit duke u kërkuar që të iknin pasi nuk kishin para.
 
Të bërtiturat e tyre janë ndaluar me dy të shtëna arme në të dy këmbët e Vasil Selës dhe menjëherë ata janë larguar andej nga kishin hyrë.
 
Gjurmët e tyre janë ende në kopësht dhe se kane lënë gjurmë edhe brenda banesës. Dyshohet se në grabitje kanë marrë pjesë më shume se dy persona, pasi sipas komshinjve, tek porta e shtëpisë ka qëndruar e ndaluar edhe një automjet qe nuk është identifikuar prej tyre dhe se një tjetër person ka qenë duke ruajtur grabitësit që kishin hyrë brenda.
 
I plagosuri Vasil Sela është dërguar në Spitalin e Traumës, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e grabitjes.
 
Dy ditë më parë në ishull Shëngjin u grabit edhe banesa e këngëtarit të muzikës popullore, Zef Beka, njëherësh biznesmen.

lezhe grabitja
(Shenja e plumbit në banesën e çiftit të moshuarve)

lezhe grabitja
lezhe grabitja
lezhe grabitja
(Fotot nga banesa që u grabit)

d.b/shqiptarja.com