Prokuroria e Krujës ka depozituar kërkesën për “Masën e sigurisë” për pesë personat e ndaluar për grabitjen në aeroportin e Rinasit, tre punonjësit e kompanisë që garanton sigurinë e aeroportit, një i kompanisë private të tranportit të vlerave monetare dhe një punonjës i aeroportit.
Burime pranë Prokurorisë, bëjnë me dije se, ajo ka kërkuar ‘Arrest me burg” për pesë personat.
Kërkesa për masën e sigurisë “Arrest me burg” është dërguar në Gjykatën e Krujës për mungesë të monitorimit në derën hyrëse të karburanteve në aeroportin Nënë Tereza, futjen e automjetit të blinduar pa shofer si dhe lënien hapur të dyerve të blindit deri në kasafortën e parave çka i kanë mundësuar tre grabitësve marrjen e 995 mijë eurove dy ditë më parë në pistën e avionëve.
Bëhet fjalë për: Arben Karafili, Bledar Blloshmi, Fadil Jonuzaj, Vangjel Nikolla dhe Kujtim Picari.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com