Grabitja e parave në ambientet e aeroportit të Tiranës, Nënë Tereza, dyshohet se është bërë nga pjesa e jashtme e terminalit, aty ku autorët e grabitjes kanë hyrë të qetë brenda rrethimit të pistës.

Siç shihet edhe në këto foto, ata nuk kanë përdorur mjete prerëse për tu futur brenda, por kanë hyrë të qetë brenda rrethimit.

Kjo grabitje vjen vetëm një ditë pasi drejtuesit e policisë së aeroportit kishin rritur masat e sigurisë, duke u nisur nga sulmet terroriste që goditën aeroportin e Stambollit. 

Demtimet e portes ne rinas
(Me rreth të kuq, dëmtimet në porten e sigurisë së aeroportit nga ku u futën grabitësit)

porta nga dyshohet se kane hyre grabitesit
porta ku dyshohet se kane hyre grabitesit
dera ku jane futur grabitesit
dera ku jane futur grabitesit
dera ku jane futur grabitesit
dera ku jane futur grabitesit
(Grabitësit kanë hequr shulin e portës së aeroportit)

Pasi kanë hequr shulin e portës, autorët kanë hyrë brenda dhe kanë marrë nga avioni sasinë e parave që dyshohet se kapin vlerën e 3 milion eurove, ndërkohë që kur kanë dalë prej pistës kanë qëlluar me armë zjarri dhe janë larguar në drejtim të paditur.

*Fotot Antonio Çakshiri/Shqiptarja.com 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)