Grabitja në Kashar,Çerpja tregon
shokët:Më dhanë shumë pak lekë

Grabitja në Kashar,Çerpja tregon<br />shokët:Më dhanë shumë pak lekë
Një konflikt mes Neim Avdulaj dhe Admir Çerpjas për ndarjen e sasisë së parave ka sjellë xhelozitë mes tyre.
 
Admir ose Xhuliano Çerpja, është një nga grabitësit që ka bashkëpunuar me Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Çeprja ka rrëfyer para prokurorëve të dosjes se ai ishte një nga personat që kishte rolin e vëzhguesit, në dy grabitjet e kryera të blindave me para, atë të 3 dhjetorit 2015 dhe shkurtit 2017.
 
I arrestuari në Dibër, ka treguar se ka pasur rolin e vëzhguesit, nga pika e doganës në Tiranë, deri tek kthesa e Rinasit, ku pikërisht nga këta ka njoftuar, grupin tjetër si Enest Kupën dhe Admir Murataj.
 
Çerpja tregon se sasia e parave është ndarë në banesën e Neim Avdulajt në Yzberisht, që ndodhet mbi lokalin “Tomi-Xhery”.
 
Ai më tej ka shtuar se pas grabitjes së 9 shkurtit në afërsi të Rinasit, ka qenë Dash Kupa dhe Admir Murataj ata që i kanë dërguar paratë e shpërblimit për informacionin e dhënë në banesën e Neim Avdulajt.
 
Ky i fundit, thotë Çerpja, në banesën e tij që ndodhet në Yzberisht, ka shpërndarë paratë e shpërblimit, për të cilat ai kishte kontestime.
 
“Më dhanë rreth 70 mijë euro në total, në valutë paund, euro dhe dollarë që ishin prerje të vogla. Unë doja më shumë, ka thënë Çerpja, por Dash Kupa nuk pranoi të më jepte, pasi mori edhe ai këstin e tij nga paratë e shpërblimit për dhënien e informacionit”-ka pohuar Çerpja.
 
Para se të largohej nga banesa e Neim Avdulajt, ky i fundit e kishte porositur Admir Çerpjën që parat t’i fshihte në një tenxhere me presion dhe t’i groposte.
 
 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur