Dritani Sinani dhe Aleksandër Murataj dyshohet se në grabitjet që kanë ndodhur në vitin 2015 dhe në shkurt të 2017-së, kanë qënë pjesë e grupit që kanë sulmuar blindat.
Operacioni i quajtur Patritot ka vënë në pranga deri më tani 8 persona për grabitjet që kanë ndodhur në rrugën Qafë-Kashar-Rinas.
Në kërkim vijon të jetë kreu i këtij grupi Admir Murataj. Ky grup mendohet se ka grabitur rreth 7 milionë dollarë në më pak se dy vite.
(Aleksandër Murataj dhe Dritani Sinani)
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com