Grabitja në Qafe Kashar, kapet autori i 5 i grabitjes, Admir Çerpja
Policia ka arrestuar gjatë mbrëmjes së të premtes të shumëkërkuarin Admir (Jetmir) Çerpja, i dyshuar si një nga krerët e grupit të akuzuar për dy grabitjet e ndodhura në rrugën e Rinasit. VIDEO
TIRANE-Policia ka arrestuar gjatë mbrëmjes së të premtes të shumëkërkuarin Admir (Jetmir) Çerpja, i dyshuar si një nga krerët e grupit të akuzuar për dy grabitjet e ndodhura në rrugën e Rinasit.
Prangosja e Admir Çerpja Admir (Gjuljano) Çerpja, 35 vjeç, banues në Bathore Tiranë është bërë në zonën e Dibrës nga forcat speciale, ku po kërkohej prej disa ditësh në kuadër të operacionit “Patriot”.
I arrestuari është duke u shoqëruar nën masa të shumta sigurie drejt Tiranës.
Kapja e të shumëkërkuarit Admir Çerpja u bë pas një operacioni disa ditor në qarkun Dibër ku u përfshinë forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, RENEA, Forca e Posaçme Operacionale dhe FNSH, një nga organizatorët e grabitjeve në aksin rrugor Qaf Kashar -Rinas.
Admir Çerpja
Ndërkohë mbetet ende në kërkim Admir Murataj (Nikaj), i dyshuar si një prej krerëve të grupit të grabitësve si dhe dy nipat e tij identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Admir Murataj (Nikaj)
Deri tani përveç Admir Çerpjes janë arrestuar edhe Fatjon Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdyli dhe Ernest Kupa, ndërsa vazhdojnë kërkimet për kreun e bandës Admir Murataj.