Një ditë pas grabitjes së 995 mijë eurove nga tre persona të maskuar me paruke dhe jelek kamuflazh prokuroria e Krujës ka kërkuar arrestimin e 5 personave mes tyre drejtues të kompanisë private ICTS dhe “Nazeri 2000”.
Sipas prokurorisë personat për të cilët është prerë urdhër arresti dhe tashmë janë prangosur janë përgjegjës për shkeljen e rregullave të sigurisë në aeroportin e Rinasit.
Të arrestuar pas skandalit të grabitjes janë: Arben Karafili, drejtor operacional i kompanisë së sigurisë private në rinas “ICTS”, Bledar Blloshi, agjent i kompanisë “ICTS” (patrullë) Fadil Jonuzaj, agjent I kompanisë “ICTS” (patrullë) Kujtim Picari, shoqërues i vlerave monetare i një banke të nivelit të dytë si dhe Vangjel Nikolla, kryetar i Degës Teknike të Aeroportit.
Po përse janë arrestuar këta shtetas?
Deri në këtë fazë të hetimit, Prokuroria e Krujës, e cila po heton mbi veprimet e personelit të sigurimit, dyshon se kanë shpërdoruar detyrën sqaron akuza.
Këta shtetas pritet që të dielën të dalin para gjykatës së Krujës aty ku do të njihen me kërkesën e prokurorisë për të caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Ndërkohë grabitja e parave në Rinas nga dita e Premte po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas dyshimeve dhe pak provave të grumbulluara se në këtë krim është përfshirë një grup i strukturuar kriminal.
Lidhur me ecurinë e hetimeve mbi personat përgjegjës për sigurinë në aeroportin e Rinasit përfshi pjesën rrethuese dhe pistën e brendshme një burim pranë prokurorisë i tha ReportTv se në hetim janë vënë 12 persona.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO