Detaje të reja vijojnë të dalin nga grabitja në aeroportin e Rinasit, teksa në makinën e djegur që u përdor nga grabitësit është gjetur edhe një vare.
Paraprakisht dyshohet se vareja do përdorej për të goditur blindin nëse nuk do të ishte i hapur. Gjetja e varesë në automjet ngre dyshimet se është i njëjti grup që ka realizuar edhe grabitjen e 3.8 milionë eurove në Kashar, dhjetorin e vitit te kaluar.
Asokohe vareja shërbeu për të thyer blindin teksa grabitësit nën kërcënimin e armëve mundën të merrnin paratë dhe të largoheshin.
Policia vijon hetimet per gjetjen e provave të reja, ndërsa duke bashkuar elementët e dy ngjarjve blutë janë të bindur se kemi të bëjmë më të njëjtin grup kriminal. Duhet theksuar fakti se në të dyja rastet grabitësit janë larguar pa lënë gjurmë dhe nuk kanë qëlluar me armë zjarri.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com