TIRANË- Kur kanë kaluar pothuajse një muaj nga grabitja e Rinasit, Krimet e Rënda kanë kërkuar ndalimin e 5 personave, pjesëtarë ICTS (kompania e sigurisë në Aeroport) dhe bankave. Urdhri i ndalimit për këta pesë punonjës është bërë pasi mbi ta rëndon akuza për shpërdorim detyre.
Burime për Report Tv bëjnë me dije për gazetarin Arsen Rusta se 5 punonjësit kanë dhënë dëshmi kontradiktore, ç'ka ka bërë shtuar dyshimet e hetuesve se kanë ndihmuar Admir Muratajn me shokë, me informacione mbi transportin e parave dhe lëvizjen e punonjësve të sigurisë në Aeroport. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur, për shkak të sekretit hetimor.
Një ditë më parë, Report Tv zbardhi bisedat telefonike të grabitësve që hynë me një person të gjashtë, i cili qëndronte në parkingun e Aeroportit dhe orientonte grabitësit për lëvizjet brenda pistës, por edhe jashtë. “Po lëviz Policia”, ka qenë telefonata e koordinatorit drejt grupit që po kryente grabitjen e 5.7 milion eurove në pistë, ndërsa nga analizimi i qelizave telefonike rezultoi se kjo telefonatë nga numri i personit në kërkim drejt telefonit të grupit, është fiksuar nga antenat që ndodhen pranë aeroportit çka ka bindur hetuesit se ai ka ndjekur dhe koordinuar veprimet.
Deri më tani janë arrestuar disa persona që kanë qenë në pistë, bashkëpunëtorë të tyre, dhe personi që modifikoi furgonin Alkond Bengasi që është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë, i cili ka zbërthyer thuajse të gjithë grupin. Në pranga kanë rënë Ragip Hajdini, Alkond Bengasi, Oltjan Veseli, Saimri Cela, Renaldo Sula dhe Elton Pikli. Në kërkim janë vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, Talo Çela, Aleks Pepa dhe dy ish efektivë policie, një mashkull dhe një grua.
B.K./G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4404
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën
21 Nëntor, 12:42
-
Grabitja e 4,6 mln eurove në Rinas, dështon pretenca ndaj të arratisurit Talo Çela! Gjyqtarja mungoi për probleme shëndetësore! SPAK do lexonte dhe prova nga SKY ECC
1 Tetor, 12:39
-
Vrasja e Stiven Toshkesit, shpallet në kërkim 18-vjeçari, Arbër Murataj! I biri i Admir Muratajt, u vra në grabitjen e Rinasit
25 Prill 2023, 10:51
-
Sekuestrohen 2 mln € pasuri në pronësi të gruas së Admir Muratajt, që u vra në grabitjen e Rinasit! Apartament në Tiranë e Sarandë, 2 garazhe dhe tokë
12 Dhjetor 2022, 16:27
-
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, GJKKO jep 122 vite burg për 7 anëtarët e grupit! Klement Çala dënohet me 20 vite dhe me nga 17 vite 6 të tjerët
5 Tetor 2022, 15:26
-
Grabitja e Rinasit, seanca ndaj Talo Çelës do të mbahet më 7 qershor! Avokati: Nuk mori pjesë se kishte gjurin të dëmtuar, kam rezonancën e tij magnetike
23 Maj 2022, 11:49
-
Shpallet në kërkim vëllai i Admir Muratajt, grabitësit të Rinasit, Policia i gjen snajper dhe municion luftarak në banesë
21 Prill 2022, 16:42
-
Grabitën 10 mln euro në Rinas më 9 prill të 2019, SPAK kërkon 24 vite burg për Klement Çalën dhe nga 19 për 7 të pandehurit e tjerë
14 Prill 2022, 10:40
-
Nën hetim për pastrim parash/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron pasurinë e grabitësve të Rinasit, Klement dhe Eldi Çala
11 Janar 2021, 13:55
-
Grabitja e blindave me para, lirohet i penduari Admir Çerpja, ishte dënuar me 5 vite e 8 muaj
28 Nëntor 2020, 10:39
-
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, SPAK çon në gjyq 8 të pandehur: Vijon hetimi për përgjegjësinë e punonjësve të sigurisë
2 Korrik 2020, 11:27
-
Grabitja e parave në Rinas, ndërron jetë Ragip Hajdini, i njohur si 'Daja' nga Kosova (VIDEO)
9 Qershor 2020, 09:21
Me gjith kta te kapur askush se di ku eshte fshehr thesari...apo do presim Liken ta gjej
PërgjigjuPo leket ku jan ??????????
PërgjigjuO Cap...leken qe vidhen nuk kthehen kurr mbrapsh..ca esht kjo pytje qe ben..