Kur kanë kaluar 48 orë nga grabitja në aeroportin e Rinasit ku tre persona të maskuar me paruke, të armatosur e jelek kamuflazh morën afro 1 milion euro, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për informacione në lidhje me autorët.
30 mijë euro është shpërblimi i policisë për këdo që jep informacion duke i siguruar ruajten e anonimatit, ndërsa ka vendosur një adresë e-mail [email protected] dhe telefonin 0694110217.
Ja komunikata e policisë
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në aeroportin "Nënë Tereza", më datë 30.06.2016, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, vë në dispozicion shumën prej 30.000 Euro për çdo shtetas, i cili jep informacion të rëndësishëm që do të ndihmojë grupin hetimor në identifikimim dhe kapjen e autorëve, si dhe informacion të nevojshëm në lidhje me lëvizjet paraprake të mjetit me të cilën u krye vjedhja.
Ne ju garantojmë që çdo informacion do të vlerësohet maksimalisht nga grupi hetimor dhe do të ruhet anonimati i çdo qytetari që do të bashkëpunojë me Policinë.
Për çdo informacion jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217 ose të shkruani në adresën e-mail [email protected], si edhe në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, Drejtoria e Policisë Qarku Durrës.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin ju sigurojmë se Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, po shfrytëzon të gjitha kapacitetet e saj për zbulimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com