Mungesa e monitorimit në derën hyrëse të karburanteve në aeroportin Nënë Tereza, futja e automjetit të blinduar pa shofer si dhe lënia hap e dyerve të blindit deri në kasafortën e parave i kanë mundësuar tre grabitësve marrjen e 995 mijë eurove dy ditë më parë në pistën e avionëve.
Është ky konkluzioni i hetimeve të Prokurorisë e cila sqaron përgjegjësit e 5 personave të ndaluar.
Arben Karafili, shef i stacionit të kompanisë “ICTS Albania” pranë aeroportit Nënën Tereza. Megjithëse në detyrat e tij funksionale ka kontrollin e gjendjes së sigurisë së aeroportit dhe marrjen e masave për parandalimin e ngjarjeve që do të cënonin sigurinë e aeroportit, ky person, me mosveprim, ka lejuar depërtimin e autorëve të ngjarjes me automjet në portën e karburnateve BP, edhe pse ka qenë i informuar për rriskun që paraqitej në këtë pikë të perimetrit rrethues të aeroportit.
Nga ana tjetër, sipas prokurorisë, agjentët e patrullës së kompanisë koncensionare Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, të cilët kanë pasur për detyre të kontrollojnë perimetrin e aeroportit, nuk kanë kryer detyrat e tyre për të mbajtur në kontroll vizualisht dhe për të informuar mbi çdo lëvizje.
Sipas veprimeve hetimore nuk evidentohet nga këta persona që të kenë kryer ndonjë veprim aktiv për të evidentuar dhe koordinuar veprimet e personave që cënojnë sigurinë e aeroportit.
Ndërsa sa i përket Drejtorit të Shërbimeve Aeroportuale, Vangjel Nikolla sipas organit të akuzës, ai ka pasur si detyrë kontrollin e elementëve të sigurisë që ka marrë përsipër sipas kontratës së nënshkruar me firmë ICST Albania.
Po ashtu, Nikolla ngarkohet me përgjegjësi edhe për faktin se në momentet kur ka ndodhur grabitja nuk funksiononin elementët e sigurisë, pasi kjo ngjarje e ka fillesën e saj pikërisht në thyerjen e perimetrit të jashtëm të Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza.
Sipas prokurorisë, rezulton se personi tjetër nën hetim, Kujtim Picari, ka qenë punonjës për shoqërimin e vlerave monetare i një Banke të nivelit të dytë ka pranuar të marrë në dorëzim, pas skanimit të vlerave monetare, fugonin e blinduar të SHPSF Nazeri 2000, pa shoferin e firmës së mësipërme.
Gjithashtu ky person nën hetim, në vendqëndrimin e automjeteve të shërbimit, në kundërshtim me rregulloren, ka mbajtur të hapura dyert e mjetit, duke i dhënë mundësi autorëve të ngjarjes të futen në kasafortën e mjetit dhe të vjedhin sasinë e parave.
Ja njoftimi zyrtar i Prokurorisë
Grabitja në Rinas dhe arrestimet, prokuroria jep detajet për DETAJE MBI NDALIMET E PROKURORISË KRUJË
Personin nën hetim Arben Karafili, me detyrën e shefit të stacionit të kompanisë ICTS Albania pranë aeroportit Nënën Tereza.
Megjithse në detyrat e tij funksionale ky person nën hetim, ka kontrollin e gjëndjes së sigurisë së aeroportit, marjen e masave për parandalimin e ngjarjeve që do të cënonin sigurinë e aeroportit, ky person, me mosveprim, ka lejuar ardhjen e pasojave si kurse ka qenë depërtimi i autorëve të ngjarjes me automjet në portën e BP, megjithse ka qenë i informuar për rriskun që paraqitej në këtë pikë të perimetrit rrethues të aeroportit.
Personi nën hetim si personi përgjegjës për monitorimin e shërbimeve dhënien e detyrave marrjen e raportimeve nga të gjitha shërbimet e koordinimin me hallka të tjera që sigurojnë aeroportin, nuk ka kryer asnjë veprim aktiv që do të parandalonte ardhjen e pasojave. Nuk evidentohet asnjë detyrë e dhënë e shkruar, nuk evidentohet asnjë raport me detyra konkrete, asnjë masë e dhënë me detyra ndëshkuse për punonjësit e caktuar me detyra për sigurimin e aeroportit.
Personat nën hetim Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, me detyrën e agjentëve të Sigurisë (patrullës” të ICTS-Albania)
Rezulton që perimetri i brendshëm i aeroportit kontrollohet nga patrullat e shërbimit të kompanisë së sigurimit privat ICTS Albania, të cilët kryejnë patrullim mjete shërbimi të paisura me fenelinë, në perimetrin e aeroportit. Në momentet e ndodhjes së ngjarjes një nga agjemtët e ICTS (patrullë) kanë qenë personat nën hetim Bledar Blloshmi dhe Fadil Jonuzaj, të cilët kanë pasur për detyrë të kontrollojnë këtë perimetër për të konstatuar dhe moslejuar ndodhjen e incidenteve të ndryshme
Rezulton se si persona përgjegjës për të kryer patrullimin dhe kontrollin vizual të pistës, të rrethimit nga pjesa e brëndëshme dhe të aeroportit në tërsi, e për të informuar menjëherë për elementët që cënonin sigurin e aeroportit, këta punonjës nuk ka kryer detyrat e tij funksionale për të mbajtur në kontroll vizualisht dhe për të informuar duke lejuar ardhjen e pasojave përkatëse, nga veprimet hetimore nuk evidentohet nga ky person nën hetim, të jetë kryer ndonjë veprim aktiv për të parandaluar, për të evidentuar dhe koordinuar veprimet e personave që cënojnë sigurin e aerportit.
Personin nën hetim Vangjel Nikolla, mban detyrën e Drejtorit të Shërbimeve Aeroportuale.
Rezulton se ky person ka pasur si detyrë funksionale, kontrollin e elementëve të sigurisë që ka marë përsipër sipas kontratës, të nënshkruar me firma nënkontraktore ICST Albania.
Fakti që momentet e ngjarjes të ndodhura më datë 30.06.2016, ku nuk kanë funksionuar elementët e sigurisë, ngarkon me pergjegjësi personin e mësipërm.
Fakti se ngjarja kriminale e ndodhur më datë 30.06.2016, e ka fillesën e saj pikërisht në thyerjen e perimetrit të jashtëm të Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza, vërteton qartë se mos marja e masave të mësipërme, ka lidhje shkakësore direkte në pasojën e ardhur.
Personi nën hetim Kujtim Picari, mban detyrën e shoqëruesit të vlerave monetare të një banke të nivelit të dytë
Rezulton se Kujtim Picari, ka qenë punonjës për shoqërimin e vlerave monetare i Bankës “XXXX”. Ky person nën hetim ka pranuar të marë në dorëzim, pas skanimit të vlerave monetare, furgonin e blinduar të SHPSF Nazeri 2000, pa shoferin e firmës së mësipërme. Gjithashtu ky person nën hetim, në vendqëndrimin e automjeteve të shërbimit, në kundërshtim me rregulloren, ka mbajtur të hapura dyert e mjetit, duke i dhënë mundësi autorëve të ngjarjes të futen në kasafortën e mjetit dhe të vjedhin sasinë e parave
/Shqiptarja.com

VIDEO