Grabitja në Rinas, reagon Salianji:
E kryer nga Forcat Operacionale

Grabitja në Rinas, reagon Salianji:<br />E kryer nga Forcat Operacionale
Sekretari për Aksionin Qytetar në PD, Ervin Salianji, ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, për grabitjen e ditës së sotme në Rinas, duke shkruar se grabitja është kryer nga Forcat Operacionale.
 
Duke iu referuar burimeve nga një ish-drejtues i lartë i Policisë së Shtetit, Salianji shkruan se e njëjta dorë ka kryer edhe grabitjen e dy shtëpive të ministrave.
 
Postimi i plotë:
 
A jane vjedhur parate e bankave nga struktura te njesive operacionale te policise se shtetit?
 
A eshte e njejta dorë që është përdorur edhe per vjedhjet ne shtëpite e dy ministrave te kesaj qeverie?
 
A ka pasur frike kete njesi edhe Petrit Vasili kur ka paralajmeruar deputetet e vet per kujdes se policia do iu vendoste droge ne makine?
 
Keto më thotë nje ish drejtues i larte i policise se shtetit…
 
Nuk po kuptohet nese ke perballe banditin apo zyrtarin!
 
Ne #18Shkurt #NgrihemiBashke
 

 
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët