Grabitja, pas arratisë, Apeli i
Vlorës ktheu në burg Çalën
Teksa Klement Çala ka lënë në muajin nëntor të 2015 qelinë e burgut, ai ka humbur gjurmët duke mos arritur të kapet, megjithëse sërish ishte vënë në kërkim policor.
Teksa
Klement Çala, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në grabitjen e 3.2 milionë dollarë në Qafë Kashar, mesditën e 9 shkurtit, ka lënë në muajin nëntor të 2015 qelinë e burgut, ai ka humbur gjurmët duke mos arritur të kapet, megjithëse sërish ishte vënë në kërkim policor.
Kjo pasi, vendimi i lirimit të tij nga gjyqtarja Mirela Mishgjoni është apeluar nga Prokuroria dhe Gjykata e Apelit të Vlorës, e cila ka vendosur në muajin dhjetor 2016 që Çalajt t'i lihet në fuqi dënimi me 5 vjet heqje lirie, dhe këtë dënim duhet ta vuajë në qeli dhe jo në shërbim prove.
Ky vendim i marë në fund të vitit nga gjykatësja Margarita Buhali, bën që juridikisht Çala të jetë në kërkim jo vetëm nga drejtësia Greke, por dhe ajo Shqiptare.
Mirëpo pavarësisht i arrestuar nga policia dhe më pas i liruar nga gjykata e Vlorës, Çala dyshohet se ka vijuar të bashkëpunojë me Admir Murataj, niprat e tij dhe persona të tjerë për të grabitur eurot dhe dollarët në furgonat me blinda.
Më 29 qershor 2015 Çala është arrestuar nga policia e Vlorës, për katër akuza, si falsifikim dokumentash, falsifikim pasaporte, pistoletë pa leje dhe prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike.
Çala kishte mbëritur në këtë qytet së bashku me familjen e tij për të pushuar disa ditë.
Ai kishte gjetur strehim në apartamentin e vjehrës së vllait të tij, Eldi Çala. Në momentin e arrestimit Çala ka qënë në shoqërinë e kushëririt të tij me emrin Alkond Bengasi, dhe se të dy ndodheshin në automjetin Benz-Mercedez me targë AA 447 KO.
Ky automjet ndodhet në pronësi të shtetases me emrin Sulltana Mançka. Gjyqtarja që i fali dënimin me 5 vjet burg Klement Çalës është Mirela Mishgjoni.
Kjo e fundit në vitin 2013 është sulmuar me acid nga një person i cili ja ka hedhur në fytyrë.
Nertil Zotaj, një 24-vjeçar u arrestua për këtë ngjarje ndërkohë që shumë shpejt, ai ndjeu pendesë për veprimin e kryer për shkak se gjyqtarja i kishte bërë një padrejtësi.
Në rrëfimin e saj për policinë, gjyqtarja e çështjeve penale në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë, ka deklaruar se nuk e njihte të riun që e sulmoi me acid.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.2%
-
I keq
21.5%
-
As i mirë as i keq
33.3%
Vota total: 1040
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën
21 Nëntor, 12:42
-
Grabitja e 4,6 mln eurove në Rinas, dështon pretenca ndaj të arratisurit Talo Çela! Gjyqtarja mungoi për probleme shëndetësore! SPAK do lexonte dhe prova nga SKY ECC
1 Tetor, 12:39
-
Vrasja e Stiven Toshkesit, shpallet në kërkim 18-vjeçari, Arbër Murataj! I biri i Admir Muratajt, u vra në grabitjen e Rinasit
25 Prill 2023, 10:51
-
Sekuestrohen 2 mln € pasuri në pronësi të gruas së Admir Muratajt, që u vra në grabitjen e Rinasit! Apartament në Tiranë e Sarandë, 2 garazhe dhe tokë
12 Dhjetor 2022, 16:27
-
Shpallet në kërkim vëllai i Admir Muratajt, grabitësit të Rinasit, Policia i gjen snajper dhe municion luftarak në banesë
21 Prill 2022, 16:42
-
Nën hetim për pastrim parash/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron pasurinë e grabitësve të Rinasit, Klement dhe Eldi Çala
11 Janar 2021, 13:55
-
Grabitja e blindave me para, lirohet i penduari Admir Çerpja, ishte dënuar me 5 vite e 8 muaj
28 Nëntor 2020, 10:39
-
Grabitja e 4.6 mln eurove në Rinas, SPAK çon në gjyq 8 të pandehur: Vijon hetimi për përgjegjësinë e punonjësve të sigurisë
2 Korrik 2020, 11:27
-
Grabitja e parave në Rinas, ndërron jetë Ragip Hajdini, i njohur si 'Daja' nga Kosova (VIDEO)
9 Qershor 2020, 09:21
-
Arrestimi i vëllezërve Çala, shtyhet afati i paraburgimit për autorët e grabitjes në Rinas
14 Prill 2020, 11:01