Dosa “Rinas” e lidhur me grabitjen e afro 1 milion eurove më 30 qershor do të hetohet në një procedim penal të vetëm nga prokuroria e krimeve të rënda.
 
Ky vendim është marrë këtë të enjte teksa prokuroria e Krujës e cila hetoi 5 zyrtarët e arrestuar për shpërdorim detyre shpalli mos kompetencë, duke përcjell aktet hetimore pranë krimeve të rënda.
 
Burime pranë akuzës thanë për Report Tv se ky vendim është marrë pas dyshimeve se grabitja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.
 
Pas këtij vendimi pritet që 5 të arrestuarit përfshi zyrtarët e kompanisë private të sigurisë në Rinas ICTS, shoqëruesi i parave nga kompania “Nazeri 2000” dhe drejtuesi teknik i aeroportit Vangjel Nikolli të dalin sërish para gjykatës.



Redaksia Shqiptarja.com