Grabitja, Ristani: Rama veshi
kriminelët me uniformë policie

Grabitja, Ristani: Rama veshi<br />kriminelët me uniformë policie
Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka reaguar këtë të diel pas deklaratës së kryeministrit Rama në lidhje me grabitjen në Qafë Kashar të enjten e kaluar.

Sipas Ristanit, Rama i veshi kriminelët me uniformë policie, dhe mban ministër njeriun më të lidhur me krimin.

Ristani në mbyllje të statusit të tij, ka rikujtuar edhe një herë protestën e opozitës me datë, 18 shkurt.
 
Statusi i plotë i Arben Ristanit:
 

''O tempora O mores...
Edi Rama zbuloi sot se autoret e grabitjes me arme, ne mes te dites, prane Rinasit, qenkan disa, opozita, media, qytetaret dhe cdo mendje kritike ne vend.
Nderkohe, ai vete, ai qe veshi kriminelet me uniforme policie, qe mban minister njeriun me te lidhur me krimin ne tere sojin e tij, s'paska asnje pergjegjesi per grabitjet, drogen, tritolin, vrasjet, krimin qe ka gjunjezuar shtetin.
Ky eshte karvani i zullumit qe vetem leh.
Ne do ta ndalim.
Me 18 shkurt ngrihemi bashke''

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët

“Tre euro më shumë në faturë për çdo pjatë bosh!”, zgjidhja e restorantit malor në Itali zemëron klientët