Një ditë pas grabitjes së ndodhur në aeroportin e Rinasit, ku u vodhën 995 mijë euro, janë zbardhur edhe dëshmitë e para të punonjësit e kompanisë e cila ka qenë duke shoqëruar sasinë e parave nga banka drejt aeroplanit, ku kanë thënë janë gjendur të papërgatitur.
Sipas burimeve brenda grupit hetimor, ata kanë shtuar se, nuk mendonin se do të sulmoheshin në pistë dhe se, makina shoqëruese ka qenë larg prandaj nuk ka reaguar.
“Nuk e mendonim se mund të sulmoheshim në pistë. U gjendëm të papërgatitur. Makina shoqëruese ishte larg, prandaj nuk reagoi” kanë thënë ata.
Burime nga policia bëjnë me dije se janë marrë dëshmitë e 10 personave të ekskortës shoqëruese të parave ku kanë thënë se, nuk kishin asnjë informacion rreth shumës së parave që po transportonin.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com