Korçë, të veshur si policë dhe armatosur, grabitësit lidhin biznesmenin dhe gruan dhe u marrin paratë (VIDEO)

Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një banesën e një biznesmeni mbrëmjen e djeshme në fshatin Çiflig të Korçës. Autorët të veshur si policë mësohet se nën kërcënimin e armës tip kallashnikov kanë lidhur çiftin burrë e grua rreth 50-vjeç dhe i kanë dhunuar, ndërsa më pas kanë marrë 160 mijë lekë të reja.

Novruz dhe Sadete Vila tregojnë se autorët që i lidhën dhe më pas i grabitën ishin të veshur si policë. I zoti i shtëpisë shprehet se autorët i kanë mbyllur sytë sëbashku me të shoqen dhe nuk ka mundur  që t’i identifikojë.  Më pas njëri nga grabitësit i ka ruajtur, ndërsa dy të tjerët kanë kërkuar në shtëpi për para të tjera.

"Tre persona të maskuar u futën brenda në banesë, ishin të veshur me uniformë që lexonte policia dhe të armatosur. Më goditën mua dhe gruan dhe na lidhën. Më pas nisën të kontrollojnë shtëpinë dhe morën 1.6 milionë lekë" deklaroi ai.

Novruz Vila tregon se është pronar i një gomisterie dhe anije peshkimi në Durrës.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 të darkës, ndërsa policia ka nisur hetimet për të arrestuar autorët.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Katnari: 07/05/2019 10:23

    Fshatarë fundrrina!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë

Festa e Pavarësisë, BE në Tiranë: 112-vjetori e gjen Shqipërinë me hapjen e negociatave për Grupkapitullin e parë