Grabitje në Majorka, arrestohet në Spanjë shqiptari i dënuar për vrasje, ekzekutoi 30-vjeçarin në një koncert në Londër (EMRI)
Arrestimi në Majorka, Spanjë
SPANJË - Robert Linadi, 41-vjeçar nga fshati Bajzë i Shkodrës, është arrestuar së bashku me një bullgar dhe një maroken nga policia spanjolle, pasi dyshohet se kanë kryer një seri grabitjesh në Majorka.
Grupi, që kryente grabitje në shtëpi të banuara dhe hiqte kasaforta nga muret, ishte i përfshirë në vjedhje në disa zona të ndryshme të ishullit, përfshirë Marratxí, Port d’Andratx, Palma, Calvià dhe Cala Rajada. Ata janë kapur pas një operacioni të koduar "Orada/Swiper" nga Njësia e Sigurisë Qytetare të Gardës Civile, që zhvilloi kontrolle në shtëpi në Génova dhe Cala Major, ku u arrestuan.
Grupi kishte planifikuar grabitje për periudhën e Krishtlindjeve, duke shfrytëzuar udhëtimet e pronarëve të shtëpive. Gjatë hetimeve, policia ka gjetur një kasafortë të vjedhur, 50 ora, bizhuteri, telefona celularë dhe rreth 3500 euro para cash.
Linadi, i cili ka një histori të kaluar kriminale, ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale më parë, përfshirë vrasjen e Xhevahir Demaj në Londër në vitin 2004 dhe një rast pengmarrjeje në Londër në vitin 2003.
Ai ka kaluar 17 vjet në burg për vrasjen e Demaj dhe ka pasur ndalesa për hyrje në disa vende evropiane për incidente të ngjashme.
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
89.9%
-
Jo
6.1%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 2987
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kumbaro: Shqipëria në panairin e turizmit ‘Fitur’ në Madrid, mes 152 shteteve
18 Janar, 14:05
-
Myrto Uzuni vazhdon rebelimin, drejtori i Granadas: Të paguajë 12 milionë euro dhe të largohet
16 Janar, 16:11
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
VIDEO/ Tifozët 'tradhtojnë' Granadan për Myrto Uzunin, këndojnë në kor pro beratasit
11 Janar, 18:36
-
'Refuzon të stërvitet', Myrto Uzuni s'ia përton trajnerit të Granadas: Shpejt do dëgjoni pjesën tjetër të historisë
10 Janar, 12:46
-
Spanjë/ Goditje e trafikut të drogës në Vigo, 9 të arrestuar, shumica shqiptarë! Kapet 1.1 ton kokainë
10 Janar, 07:07
-
Italia kërkon ekstradimin e kokave të klanit ‘Farruku’, 2 vëllezërit vetëdorëzohen në polici, Gjykata e Durrësit u cakton 'arrest shtëpie'
7 Janar, 11:46
-
Spanjë/ Sekuestrohen 7 tonë kokainë, goditet rrjeti i trafikut që transportonte lëndën narkotike në Europë
31 Dhjetor 2024, 13:38
-
VIDEO/ 'Luftë' me vezë dhe miell në Spanjë
29 Dhjetor 2024, 21:30
-
Festat e fundvitit, turistët e huaj zgjedhin Vlorën për të kaluar pushimet: Është një vend i bukur
28 Dhjetor 2024, 10:21
-
The Economist: Cila ekonomi pati ecuri më të mirë në 2024?
28 Dhjetor 2024, 09:42
-
Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin
27 Dhjetor 2024, 21:59