Një grabitje ka ndodhur sot në Vlorë. Gazetari i Reportv Tv raporton se ngjarja është shënuar në fshatin Sevaster të qytetit bregdetar.
Mësohet se grabitësit kanë qenë të armatosur dhe me maska. Nga dyshimet e para, bëhet e ditur se kanë qenë dy persona, të cilët nën kërcënimin e kallashnikovit iu kanë marë 1 mln lekë të vjëtra dhe 1000 euro dy kasapëve nga Berati.
Policia vijon hetimet për të zbardhur detajet e ngjarjes, si dhe për të identifikuar dhe kapur autorët.
Njoftimi i plotë i policisë
Më datë 15.09.2017, rreth orës 06:30, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Mazhar, në Sevaster ka ndodhur një vjedhje.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi ka rezultuar se: Dy shtetas të maskuar dhe me armë zjarri automatik, nën kërcënimin e armes u kanë vjedhur një sasi vlerash monetare rreth 1 milion lekë të vjetra si edhe 1000 Euro, shtetasve F.M., dhe D.H., banues në Berat me profesin kasap.
Policia po vazhdon hetimin për dokumentimin e plotë të ngjarjes si edhe krehjen e zonës me qëllim identifikimin e kapjen e autorëve.
Redaksia Online
D.Ç.Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com