KAVAJË – Një 54-vjeçar i kërkuar nga drejtësia italiane për disa vepra penale është arrestuar me qëllim ekstradimi.
Ai është Liman Beu, ndërsa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Breshias Itali ka lëshuar ndaj tij urdhër arresti për veprat penale “Vjedhje me armë”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
Pas prangosjes, Liman Beu do të ekstradohet në Itali për t’u gjykuar dhe vuajtur dënimin për veprat penale që akuzohet.
Komento