Grabitjet afër Rinasit, Murataj:
Isha te dentisti, shihni kamerat

Grabitjet afër Rinasit, Murataj:<br />Isha te dentisti, shihni kamerat
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg Aleksandër Muratajn dhe Dritan Sinanin, dy personat që dyshohet se janë autorët të grabitjeve pranë Qafës së Kasharit.
 
Aleksandër Murataj dhe Dritan Sinani kanë mohuar akuzat dhe u shprehën para Gjykatës, se nuk kanë lidhje me grabitjet që kanë ndodhur pranë Rinasit.
 
“Në kohën kur ndodhi grabitja isha tek dentisti dhe këtë mund ta shikoni edhe nga kamerat e sigurisë”,
u shpreh Aleksandër Murataj.
 
Ndërkohë edhe Dritan Sinani ka mohuar akuzat. “Vëllai im punon kopshtar tek Vila e Admir Murataj. Unë dhe Murataj jemi miq, prandaj kam shkuar te shtëpia e tij. Nuk kam lidhje me grabitjet që akuzohen”, u shpreh Dritan Sinani në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
 
Ndërkohë Prokuroria është shprehur se ka prova të mjaftueshme që Murataj e Sinani kanë qenë pjesë e grabitjes.
 
Deri më tani për 2 grabitjet që kanë ndodhur pranë Rinasit në 2015 dhe në 2017 janë arrestuar 8 persona.
  
Në kërkim vijon të jetë Admir Murataj, i cilësuar si kreu i kësaj bande. Ndërkohë më herët Gjykata ka rrëzuar edhe rekursin e Dash Kupës, i cili kërkoi rrëzimin e masës së sigurisë arrest me burg.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën