Në një intervistë në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga, Havari ka deklaruar, se makinat që transportojnë këtë para duhet të shoqërohen nga efektivë të policisë të armatosur, sepse sipas tij historia ka treguar që policët privat kanë mbetur thjesht si figurantë.
“Ka një zgjidhje dhe është e thjeshtë. Drejtori të kontaktojë me bankat që i transportojnë këto para. Me një koordinim preciz, dy fugon policie fusin në mes makinën që transportojnë paratë, sigurisht policët të jenë të armatosur, siç thuhet plumbi goditet me plumb”, u shpreh Havari.
Ai nuk e ka përjashtuar as mundësinë se grabitësit të kenë bashkëpunuar me policinë për një grabitje të tillë, duke e cilësuar si jo normale mos kundërpërgjigjen nga ana e policëve privat.
“Nuk ka mundësi që 5 burra të mos bëhet asnjëri i gjallë, në mos vrasje ta plagoste grabitësin, të bënte një revoltë, se ke një lloj përgjegjësie punonjësi i policisë private. Sigurisht është dhe pjesa tjetër. Është mënyra e organizimit, dhe ata duhet të bashkëpunojnë me Policinë. Unë këtë do bëja”, deklaroi në emisionin “45 minuta”ish- drejtori i Policisë së Tiranës, Mit'hat Havari.
Gjithashtu Havari ka nxjerrë në pah edhe problematikën e mos bashkëpunimit të Policisë se Shtetit dhe qytetarëve, të cilët vijonin të fimlonin dhe nuk sinjalizonin për grabitjen që po kryhej.
Për sa i përket problematikës së kanabisit, Havari shprehet se thirrja e Koço Kokëdhimës ka ndikuar që kultivuesit të mbjellin më shumë kanabis.Një problem i tillë, sipas tij mund të zgjidhet duke mbledhur të gjithë specialistët, duke përgatitur një platformë konkrete nga kjo qeveri e cila do ta ndihmonte Ramën jo vetëm të fitonte politikisht por edhe qetëson një popull të tërë.
Intervista e plotë
Do ta nisim me grabitjen spektakolare që u bë. Doja t’ju pyesja cila ishte përshtypja që ju la?
Më bëri përshtypje dhe s’mund të heshtja. Kam sjellë në vëmendje Beratin në kohën e trazirave. Një nga pikat e dobëta në atë kohë ishte se banditët i grabisnin pensionet qytetarëve. Unë ngrita një grup oficerësh që i shoqëronin makinat që shpërndanin pensionet derë më derë. Që kur ndodhi grabitja e parë, një shtet serioz ngrihet në këmbë. Drejtori i Policisë së Shtetit duhet të jetë i pavarur nga ministri. Ka një zgjidhje dhe është e thjeshtë. Drejtori kontaktojë me bankat që i transportojnë këto para. Me një koordinim preciz, dy fugon policie fusin në mes makinën që transportojnë paratë, sigurisht policët të jenë të armatosur, siç thuhet plumbi goditet me plumb.
Megjithatë duhet thënë se armët i kanë pasur edhe ata të kompanisë private. Pse mendoni që policia do të ishte më efikase, apo se grabitësitë do kishin frikë nga ta?
Policët e kompanive private janë figurantë, janë kot, e ka treguar dhe koha. Vetëm policia ka autoritetin. Mund të ketë edhe në radhët e tyre, policë të pa zot ashtu si kurse ka shumë të zot në radhët e policive private. Në perëndim nuk i diferencon dot. S’mund të ndodh që policia të mbrojë të gjithë Shqipërinë, prandaj ka institucione të tjera.
Grupi kriminal ka informacion nga këto banka. Në momentin që u vodh herën e parë mund të kishin marrë masa, që ditë që të transferojnë paratë, drejtori bankës thërret shefin, madje struktura as nuk e di se ku do shkojë me shërbim.
Nëse banka nuk e kërkon, e ka për detyrë policia ta kontrollojë?
Absolutisht në mënyrë të pavarur, e detyrojë unë të më informojë madje unë e shkarkojë drejtorin e bankës, nëse ndodh. Drejtori i bankës lidhet me drejtorin e Policisë së Tiranës, dhe ky i fundit falas e shoqëron teksa transporton paratë madje të presë sa të hypin në avion, se ka raste dhe kur janë vjedhur në aeroport. . Është punë shumë e thjeshtë. Plan masash që tha Sejko tani është një teori e regjimit komunist. Këto rregullohen me marrëveshje serioze.
Mbetemi se kush mban përgjegjësi, Policia e Shtetit apo ajo private? A ka përgjegjësi Policia e Shtetit?
Sigurisht. Licencat e kompanive private kanë qenë ekzistence. Këta kanë parë kur diçka nuk shkonte këta kanë bërë sikur nuk e kanë parë. Mund të ketë individë me të aftë te privati se te policia e shteti.
Megjithatë duhet thënë se janë në aksin më të përdorur dhe ajo që të bën përshtypje është se grabitësit janë të pashqetësuar fare? A mund të kenë pasur bashkëpunim me policinë?
Mendoj se po. Nuk ka mundësi që 5 burra të mos bëhet asnjëri i gjallë, në mos vrasje ta plagoste grabitësin, të bënte një revoltë, se ke një lloj përgjegjësie punonjësi i policisë private. Sigurisht është dhe pjesa tjetër. Është mënyra e organizimit, dhe ata duhet të bashkëpunojnë me Policinë. Unë këtë do bëja.
Nëse do ishte kjo makinë (mjet i blinduar që përdoret jashtë shtetit), mendon që s’do kishte ndodhur grabitja?
Theksoj që e rëndësishme është elementi njeri. Unë kam parë që ka ndodhur edhe vjedhje spektakolare edhe në këto makina. Por është tradhtia. Nëse ka brenda njeriun e tyre sigurisht e grabisin. Mbase kompanitë private duhet të detyrohen të blejnë makina të shtrenjta, të investojnë kapitalin të marrin makina serioze. Por nuk funksionon bashkëpunimi s’ka vlerë. Makinat që transportojnë paratë të shoqërohen nga shefi i krimit të zonës. Nëse i shoqëron policia as makinat e thjeshta nuk grabiten.
A ka pasur në 1997 grabitje të tilla?
Përveç asaj të Beratit, jo madje as në Tiranë. Kam qenë i lidhur direkt me bankat. Unë ua kërkoja atyre. Mendoj se vetëm nëse ata s’kanë dashur se po ta merrte në telefon drejtori i bankës, drejtorin e policisë të jesh i sigurt që do e bënte.
Aspekti i dytë i ngjarjes, ajo që të lë një përshtypje të keqe është hetimi, kjo ndodhur edhe më parë. Nuk ka mundësi policia që të kap diçka në minutën e parë? Çfarë çalon te hetimi?
S’ka informator. As SHISHI s’ka. Nuk raportojnë, nuk vjen njeri të tregojë. Si ka mundësi që nuk raporton njeri? Politika sa herë ndryshon i lëviz specialistët. Një drejtor i Policisë së Shtetit duhet të qëndroj në detyrë 10-20 vjet jo të ndryshohet sa herë ndryshon politika. Inspektorët e zonës janë themeli, në lagje, qytet e fshatra. Problem më vete nëse ai është i lidhur me krimi. Santo u vra në mes të qyteti dhe nuk u zbulua asgjë. Kemi kaluar nga ekstremi në ekstrem, nga atëherë që ka pasur informator për çdo gjë, tani nuk ka asnjë. Nuk njoftojnë policinë se nuk duan të përzihen. E tha dhe ministri që qytetarët në vend të njoftonin policinë ata vazhdonin dhe filmin.
Pse kjo mungese bashkëpunimi?
Nuk ka takime me populli.
I kam pyetur a po takoheni me popullin? Jo më thanë. Ata duhet të takohen me njerëzit, me drejtorët dhe kur i takon ata të japin informacione për çdo gjë. Këta s’dinë ku janë. Në facebook nuk zbulohen gjë. Inspektorët duhet t’i dinë me gishta familjet me probleme. Duhet të kthehen me këmbë në tokë. Drejtori i Tiranës duhet të hap zyrën, të takojë populli. Kanë nevoja njerëzit. Kam histori nga më të çuditshmet.
Keni zbuluar gjë nga këto takime?
Nga 100% mund të them se kam zbuluar 80%. Tremben strukturat, kur pret policë, trembet drejtorët. Kështu funksionon, me frikë.
Grabitja ka ndodhur në zemër të Shqipërisë, dhe mundësitë për t’u largua shumë pak. Pse nuk i kap policia, për mungesë profesionalizmi apo për ndonjë arsye tjetër?
Ndikon edhe mungesa e profesionalizmit. Grabitësit kanë zgjedhur këtë vend sepse është vend vakum, fati i tyre i keq nëse do ishte aty një djalë i zoti por kjo gjë nuk ndodhi. Në këtë rast nuk u lëndua asnjëri, por Santo u vra në mes të Tiranës dhe s’është zbuluar gjë.
Ndodhi një here, 3 të tjerat skano pse të ndodhnin. Bankat këtë punë mesa duket paskan, policia duhet të vinte dorë. Të ngriheshin në këmbë drejtuesit e bankave dhe të thonin po ne kemi përgjegjësi. Edhe njerëzit lehtësohen më shumë. Ministria e Brendshme, të mos kujtohet tani të thonë për plane masash. Kanë ndodhur edhe nëpër botë, por herët e tjera ata i kanë parandaluar. Po ne kemi përgjegjësi të thonë. Ministria e Brendshme të detyronin me forcë ligjore drejtuesit e bankave t’i lajmërojmë.
Kur erdhi policia ndërmori luftën kundër kanabisin po ajo që ndodhi është që fenomeni, në vend që të zhdukej u përhap, si është e mundur?
Kur isha në Përmet shkova kur mbillej kanabisi, i mblodha të gjithë në polici, dhe u thashë që do të shkoni në burg nëse kapet kanabis. Kaloi avioni italian edhe pse Rama e mohon për kontrollin e kanabisit, dhe Përmeti nuk mbolli asnjë rrënjë e megjithatë Policia nuk më mbrojti nuk më uroi. Madje u bëra shqetësim për Dashi Alikon. Kam thënë që PD duhet ta godas Lazaratin, por e bëri PS. I sollën paqe këtij vendi. Kokëdhima tha gjë kanabisi është një bimë mjekësore që bën mrekullia në televizion, madje them se duhet bërë vetting në tv për këta që thërrasin. Ai nuk do guxonte ta thoshte nga vetja, e ka marrë një formë miratimi nga lart. Nuk janë të pandershëm policët, kanë shumë vuajtje, u kthyen në kositës, nuk është përgjegjësi e tyre. Dola i vetmi që nuk u mboll kanabis në Përmet në 2012. Rama t’i mbledh të gjitha, por t’i kur i legalizon, ca përgjegjësie ka Çako, por përgjegjësin e ka politika.
Mendon se deklarata e Kokëdhimës ka ndikuar?
Absolutisht. Të pijë vajza e Koços po deshi. Koço ka marrë një miratim nga lart, a e thotë dot Paloka pa marrë miratimin e Berishës, apo ai i LSI pa marrë miratimin e Metës?
Ka një lloj propagande nga policia që po bëjmë nanim, opozita e e zhvlerëson këtë luftë. Ju si do vepronit?
Këta mos të çuditen sepse vetë u dhanë leje. Nëse do e kishin marrë më seriozisht nuk do të mbillej. Nuk e kthen dot policinë e shtetit të kosit barin e Shqipërisë. I ka katandisur politika shqiptare.
Me që nëse jemi në prag sezon korrjeje, e thënë me humor, çfarë masash duhet të merren tani?
I them Ramës edhe pse nuk dëgjon, se mendon se i di të gjitha vetë, Rama të mbledh specialistët, të përgatisë një platformë, të ngre në këmbë Shqipërinë, se kështu jo vetëm fiton pikë politikisht por edhe qetëson një popull të tërë.
Policia Rrugore ka një ndryshim radikal, por a mbetet thembra e Akilit te Policia e Shtetit, zbulueshmëria e krimit. Pse ndodh sipas jush?
Ka shumë të bëjë drejtuesi.
E keni fjalën për Çakon apo për ministrin Tahiri?
Ministri ka një zyrë shteti. Drejtori i Policisë së Shtetit duhet të jetë i pavarur. Ministri është politikan, por jo të merret me strukturat. E kanë bërë të gjithë. Ligji i barabartë për të gjithë por pastaj dalin diferencat. Drejtori i Qarku duhet të ketë autoritet absolut për emërimet.
T’i kthehemi hetimi, e thamë që ndikon mungesa e informatorë, por kemi parë edhe një përplaske Prokurori- Policia, a ndikon dhe kjo?
Po ndikon shumë, sidomos kur përfshihet politika. Prokurorët e duan gati, policia nuk ua dërgon të plotë dosjen. Por kur ka luftë mes njëra tjetrën kjo çon ujë në mullirin e botës së krimit. Dyshoj që edhe kjo grabitje do të dalë blof.
I mendon cila është plaga më e madhe e Policisë së Shtetit?
I kanë rregulluar pak rrogat e tyre. Mendoj drejtori i përgjithshëm i di mirë se kush janë njerëzit e zotë, edhe Cipa edhe Qato, këta duhen të kenë pavarësi totale, për të zgjedhur njerëz të zot.
Këshilla juaj që do t’i jepnin Cakos që janë pak të tërhequr në raport me ministrin?
Kam qenë i suksesshëm se nuk lejoja që ata të bënin ligjin, kam punuar me dinjitet për vendin tim. këta e kanë tendencë. Thonë që s’ka të shkuar por kjo s’do të thotë që nuk mund t’u hapësh rrugë njerëzve të zot.
Të emërojë, t’i thotë ministrit më lër të punojë, të emëroj njerëz të zotë, të jetë zot te puna e tij. Njerëzit e zot janë të ndershëm, merren me punë.
Nëse e keni ndjekur debatin për “IMC CHATER”,parlamentarët ishin të shqetësuar se përse përgjoheshin të burgosurit. A duhet të përgjojë policia?
Përgjimet janë shumë të suksesshme, janë kapur shumë njerëz. Mizën në kapele e kanë ata që kanë fikë. Unë s’kam frikë të më përgjojnë. Frikë kana ata që kanë vënë pasuri të pandershme. Megjithatë përgjimet bëhen me urdhër të Prokurorisë. Mund ta kenë futur pajisjen edhe në mënyrë të pandershme dhe s’jam dakord. Polica duhet të ketë akses, edhe të përgjojë. Këtyre iu pëlqen Europa por nuk kanë dëshirë te veprojnë si ata.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)