Grabitjet shqetësim në Mirditë, banorët: Policia bashkëpunon me hajdutët

Vjedhjet janë kthyer në shqetësim në zonën e Mirditës. Hajdutet po veprojnë si natën ashtu dhe ditën, ndërsa nuk kanë munguar as grabitjet me armë dhe maska. Në shënjestër të tyre janë kryesisht njësitë tregtare në qytetin e Rrëshenit, ndërsa në fshatra bagëtitë e imta.

Denoncimi ka ardhur nga banorët e Mirditës, të cilët thonë se situata e krijuar ka shkaktuar frikë dhe pasiguri. Ata akuzojnë policinë për neglizhencë dhe bashkëpunim me autorët dhe grupet kriminale.

Nga ana tjetër, Policia ka bërë me dije se në çdo rast është vepruar në përputhje me ligjin dhe se fton qytetarët për bashkëpunimin e të gjithë banorëve për të denoncuar jo vetëm vjedhjet, por edhe vetë punonjësitë e policisë, në rastet kur ata vërejnë se ka hezitime për të ndjekur çdo ngjarje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?