'Grabitqar fëmijësh'/ Imami 41-vjeçar martohet për herë të tretë me vogëlushen 11-vjeçare (Foto)

'Grabitqar fëmijësh'/ Imami 41-vjeçar martohet për herë të tretë me vogëlushen 11-vjeçare (Foto)

Imami me gruan e tretë

Një burrë imam 41-vjeçar është i martuar me dy gra dhe pret të martohet për herë të tretë me një 11-vjeçare myslimane nga Tajlanda.

Imami i fshatit të tij të Gua Musang, në verilindje të Malajzisë i cili është gjithashtu babai i 6 fëmijëve ka shkuar para dy javësh në Golok, një qytet në kufi mes Malajzisë dhe Tajlandës, për të zyrtarizuar martesën me të miturën, e cila është një e njohur e njërit prej fëmijëve të tij dhe vajza e një prej punëtorëve të tij.

Mediat raportojnë se bashkëshortja e ardhshme ka dhënë miratimin e saj dhe ka deklaruar se është e dashuruar me burrin e ardhshëm qëkur ishte 9 vjeçe. Prindërit e fëmijës kanë vendosur si kusht që çifti mund të jetojë së bashku vetëm kur vajza të mbushë 16 vjet.

The Guardian shkruan se kjo martesë ka shkaktuar zemërim në vendin me shumicë myslimane, dhe aktivistët të dielën e kanë etiketuar dhëndrin si një grabitqar të fëmijëve.

(Imami me gruan e tretë)

Sipas rregullave fëmijët myslimanë malajzian nën moshën 16 vjeç lejohen të martohen me lejen e një gjykate fetare, por Ministria e grave dhe familjeve në këtë vend ka bërë të ditur se nuk kishte asnjë dokument të autoriteteve fetare që miratuan bashkimin.

Burri 41-vjeçar mund të burgoset për gjashtë muaj nëse amartohet me vajzën pa leje. Rreth 16,000 vajza malajziane nën moshën 15 vjeç janë tashmë të martuara, thonë avokatët.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndrek: 06/07/2018 11:51

    Zoti e shikofte dhe e gjykofte . Krim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Takim në gjimnazin ‘Dervish Hekali’ në Mallakastër, Balla: Duhet rritur perimetri i sigurisë edhe në komunitete e lagjet ku jetojnë fëmijët

Takim në gjimnazin ‘Dervish Hekali’ në Mallakastër, Balla: Duhet rritur perimetri i sigurisë edhe në komunitete e lagjet ku jetojnë fëmijët