PRISHTINË - Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci e ka përgënjeshtuar lajmin që disa portale kanë shkruar se PDK heqë dorë nga pozita e kryetarit të Kuvendit.

Grabovci për “Zëri”, ka thënë se nuk është e vërtetë se Partia Demokratike e Kosovës heqë dorë nga kryetari i Kuvendit.

“Nuk është e vërtetë çka është shkruar në portale. Kryeparlamentari dhe Qeveria i takojnë PDK-së”, ka thënë shkurt për Zëri, Grabovci.

Ndryshe, sot ishte shkruar së, Partia Demokratike është e gatshme të heqë dorë nga pozita e kryetarit të Kuvendit, pavarësisht se vendimi i Gjykatës Kushtetueses të drejtën për këtë pozitë ia jep kësaj partie.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)